LAJMI I FUNDIT:

Lamborghini përditëson logon

Lamborghini përditëson logon

Lamborghini është prodhuesi më i fundit i automjeteve që rifreskon identitetin e tij me logon e përditësuar.

Shanset janë që modelet e reja Huracan dhe Urus hibrig plug-in do të jenë të parat që do të marrin logon e përditësuar.


Tashmë emri i markës është më i gjerë se më parë. E zeza dhe e bardha mbeten ngjyrat kryesore duke simbolizuar kështu identitetin e qartë të prodhuesit. E verdha dhe një nuancë e artë shërbejnë si ngjyra të theksuara, përcjell Telegrafi.

Thuhet se ngjyrat e reja i japin logos një pamje “të guximshme”.

Ndryshe, marka italiane ka mbyllur me sukses vitin 2023 duke dorëzuar 10 mijë njësi të porositura, ndërsa porositë për modelin Revuelto nuk do të dorëzohen deri në vitin 2026. /Telegrafi/