LAJMI I FUNDIT:

Lamborghini Huracan Sterrato arrin në Katar me ngjyrat e flamurit italian

Lamborghini Huracan Sterrato arrin në Katar me ngjyrat e flamurit italian

Lamborghini Huracan Sterrato bëri debutimin e tij botëror në Miami, Florida gjatë festivalit Art Basel.

Për të prezantuar super-makinën e gatshme për gara te blerësit e mundshëm në rajonin EMEA (Evropë, Lindje e Mesme dhe Afrikë), kompania e shfaqi makinën në sallën e saj lundruese në Gjirin Doha të Katarit.


Lamborghini ia ndryshon edhe ngjyrën këtij Sterrator nga modeli në Miami. Ky ka një trup Bianco Isi me vija të kuqe dhe jeshile për të sjellë flamurin italian, transmeton Telegrafi.

Modeli ka parafango të zezë dhe pragjet anësore janë në kontrast me nuancat e ndritshme në pjesën e jashtme.

Prezantimi në Doha i lejoi klientët potencialë të takohen me anëtarët e ekipit të personalizimit “Ad Personam” të Lamborghini për të imagjinuar pamjen e Sterrato-s së tyre. Klientët kishin mbi 350 bojëra për të zgjedhur. Gjithashtu kishte 60 zgjedhje tapiceri lëkure. /Telegrafi/