LAJMI I FUNDIT:

Lamborghini Gallardo feston ditëlindjen e 20-të

Lamborghini Gallardo feston ditëlindjen e 20-të

Lamborghini po përgatitet të prezantojë pasardhësin e modelit Huracan, por para kësaj shënon 20 vjetorin e modelit që pasoi Huracan-in, legjendar Gallardo.

Gallardo ishte modeli i parë Lamborghini i prodhimit me motor V10 i prezantuar në vitin 2003 në Motor Show në Gjenevë dhe rezultoi të ishte shumë i suksesshëm për kompaninë nga Sant’Agata Bolognese, duke thyer disa rekorde. Megjithatë, historia e foshnjës Lambo filloi shumë më herët, transmeton Telegrafi.


Themeluesi i kompanisë Ferruccio Lamborghini po mendonte për një Lamborghini më të vogël me çmim më të ulët dhe kosto mirëmbajtjeje, që në fillim të viteve shtatëdhjetë të shekullit të kaluar.

Koncepti përfundimisht çoi në zhvillimin e projektit që u bë Urraco. Në vitet e 80-ta, projekti evoluoi në modelin Jalpa, supervetura e përditshme e Lamborghini.

Vetëm në vitin 1987 filloi një projekt i ri i quajtur L140 me synimin për të prodhuar Lamborghini më kompakt. U ndërtuan disa prototipe, të gjitha prej të cilave kishin zgjidhje të ndryshme teknike dhe fuqi të mundshme, duke përfshirë një motor V8 fillimisht dhe më vonë një motor V10.

Një vit më pas, Lamborghini vendosi të niste nga “zeroja”, duke mbajtur vetëm konceptin origjinal dhe dimensionet e përgjithshme, por edhe motorin me 10 cilindra që nuk kishte vënë në lëvizje një Lamborghini më parë.

Motori ishte rezultat i punës së dy personave, konkretisht Massim Ceccarani, i cili u bë drejtor teknik dhe Maurizio Reggiani, i cili mbikëqyri zhvillimin dhe projektimin e motorit në Zyrën Teknike.

Gallardo i parë fuqizohej nga një motor 5-litërsh DOHC me 10 cilindra që prodhonte 500 kuaj-fuqi.

Një kënd 90 gradë u përdor për të optimizuar paraqitjen e automjetit, për të përmirësuar dukshmërinë nga pas dhe për të ulur qendrën e gravitetit për të përfituar dinamikë më të mirë.

Përdorimi i një sistemi të lubrifikimit siguroi performancë optimale edhe në kushtet më sfiduese.

Prodhimi i Gallardo përfundoi në nëntor 2013, me 14,022 njësi të shitura në mbarë botën, duke e bërë atë një nga veturat sportive më të suksesshme në historinë e Lamborghini.

Udhëtimi i saj mbresëlënës përfaqëson angazhimin e Lamborghini për të shtyrë kufijtë, duke krijuar një trashëgimi të qëndrueshme dhe duke formuar një kapitull të rëndësishëm në historinë 60-vjeçare të Lamborghini që vazhdon të rezonojë në industrinë e automobilave. /Telegrafi/