LAJMI I FUNDIT:

Lamborghini e ndërton Huracan-in e 20,000-të

Lamborghini e ndërton Huracan-in e 20,000-të

Lamborghini po feston një moment historik të rëndësishëm pasi ka prodhuar 20 mijë shembuj të Huracan, super-makinën  e tij të nivelit fillestar.

Derisa ky numër mund të mos tingëllojë mbresëlënës, kjo betonon pozicionimin e Huracan-it me fuqi V10 si super-makina më e shitur e firmës italiane me një diferencë të madhe, transmeton Telegrafi.


I përfunduar me një ngjyrë tërheqëse të quajtur Grigio Acheso Matte, Huracan-i i 20,000-të është një model STO që u ndërtua për një blerës anonim në Monako, kështu që nuk do ta gjeni të zhytur nën dritën e vëmendjes në muzeun zyrtar të Lamborghini-t.

Lamborghini ka bërë përpjekje të konsiderueshme për ta mbajtur Huracan të freskët dhe konkurrues që kur filloi ndërtimin e modelit në vitin 2014. /Telegrafi/