LAJMI I FUNDIT:

Lamborghini Countach klasik pritet të dalë në ankand

Lamborghini Countach klasik pritet të dalë në ankand

Një Lamborghini Countach klasik i gjetur në një hambar pritet të shitet me një çmim fantastik në një ankand.

Lamborghini Countach LP500 S i vitit 1982 me 106 mijë kilometra të kaluara, po del në ankand për 631 mijë euro, transmeton Telegrafi.


Siç raportohet, ky Lamborghini i veçantë është një nga pesë shembujt e parë të 500S/5000S – dhe ofrohet për shitje nga Driver Source.

Vetura përfshin disa veçori të rralla që nuk ndahen me makinat e mëvonshme, si distinktivi unik “5L”, i stilit LP400S, ndezjet përpara dhe një grup rrotash të derdhur nga magnezi Campagnolo. /Telegrafi/