LAJMI I FUNDIT:

Lakra është eliksir i shëndetit, por personat me këto sëmundje nuk duhet ta hanë

Lakra është eliksir i shëndetit, por personat me këto sëmundje nuk duhet ta hanë

Lakra është një eliksir i vërtetë i shëndetit. Është e pasur me vitaminë C, dhe është një burim i shkëlqyer i fibrave dhe i dobishëm për rregullimin e tretjes

Është gjithashtu e pasur me vitamina B1, B2 dhe B6, të cilat rrisin sasinë e energjisë në trup, dhe për shkak të vitaminës K, është një ushqim i shkëlqyer për trurin.


Për të ruajtur të gjithë përbërësit e çmuar, është e rëndësishme që lakrën ta gatuani shkurt ose edhe më mirë ta hani të papërpunuar si sallatë. Gatimi i zgjatur shkatërron glukozinolatet, vetitë antikancerogjene të të cilave janë të vlefshme.

Lakra e kuqe dhe jeshile janë njësoj të shëndetshme, ndaj nuk do të gaboni çfarëdo lloji të zgjidhni, por nutricionistët këshillojnë personat me sëmundje të caktuara të kenë kujdes kur konsumojnë këtë ushqim të shëndetshëm.

Nutricionistët paralajmërojnë se personat me gurë në veshka, pankreatit dhe ulcerë në stomak nuk rekomandohet të konsumojnë shumë lakër jeshile.

Lakra përmban purina që çojnë në formimin e acidit urik në organizëm, i cili përkeqëson gjendjen e përdhes dhe gurëve në veshka. Nëse keni nevojë të hani ushqime pa purina, mund të hani fruta, perime, drithëra dhe produkte qumështi. Lakra provokon pankreatitin dhe ulcerat në stomak, thonë ata.

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori