Lakmi për guvernator

Bankës Qendrore të Kosovës pritet t’i ndërrohet shefi.
Gani Gërgurit, i cili e ka udhëhequr këtë institucion deri më tani, po i përfundon mandati. Pa u bë as dy vjet të plota ai që u bë guvernator pas arrestimit të ish kreut të BQK-së, Hashim Rexhepi, duhet t’i hyjë garës edhe njëherë për këtë pozitë.
Tashmë, konkursi për guvernatorin e ri është hapur dhe deri në 21 janar është afati i fundit kur kandidatët mund ti’ dorëzojnë aplikacionet e tyre.
Por, për të marrë këtë detyrë, gazeta Express mëson se shumë figura të njohura politike dhe akademike kanë filluar t’i bëjnë përgatitjet shumë kohë më herët. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
08/01/2013






































