LAJMI I FUNDIT:

Lajçak takime në Berlin për dialogun Kosovë-Serbi

Lajçak takime në Berlin për dialogun Kosovë-Serbi

Përfaqësuesi i Posaçëm i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak, tha se ka pasur “diskutime të thella” me zyrtarë të lartë gjermanë për dialogun Kosovë-Serbi, i cili pritet të vazhdojë më 12 korrik.

Lajçak është takuar me presidentin e Gjermanisë, Frank-Walter Steinmeier, ministrin e Jashtëm, Heiko Maas dhe zyrtarë tjerë të qeverisë gjermane.

“Pata bisedime të thella me presidentin Steinmeier, Ministrin e Jashtëm, Heiko Maas dhe këshilltarin e Merkelit për Politikë të Jashtme, Hecker, në Berlin. Fola rreth dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, rëndësisë së dialogut të parë të nivelit të lartë më 12 korrik, pas samitit në Paris më 10 korrik”, ka bërë të ditur Lajçak përmes një statusi në Twitter.

Të premten pritet të mbahet një samit virtual mes Kosovës dhe Serbisë, nën ndërmjetësimit e presidentit francez, Emmanuel Macron dhe kancelares gjermane, Angela Merkel. Ky samit, ku merr pjesë edhe Përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian, Josep Borrell, thuhet se ka për qëllim lehtësimin e normalizimit të marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Ndërkaq, më 12 korrik, kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti do të takohet në Bruksel me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Ky takim ndërmjet Hotit dhe Vuçiqit do të shënojë rinisjen e dialogut, nën ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.

Dialogu, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian, ka nisur më 2011. Ky proces u ndërpre në fund të vitit 2018, për shkak të një takse të vendosur nga autoritetet kosovare ndaj mallrave të Serbisë. Kjo masë më pas u zëvendësua me reciprocitet.

Por, Qeveria e Kosovës në muajin qershor vendosi që të heqë masat e reciprocitetit, me qëllim që t’i jepet shans rinisjes së dialogut. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Detaje të reja nga krimi që la të vdekur dy persona në Prishtinë – policia njofton se është arrestuar një i dyshuar që po trajtohej në QKUK

Detaje të reja nga krimi që la të vdekur dy persona në Prishtinë – policia njofton se është arrestuar një i dyshuar që po trajtohej në QKUK

Drejtësi
Avokati Kërveshi dhe kompania

Avokati Kërveshi dhe kompania "Kërveshi & Partners" shpallen më të suksesshmit në Kosovë për vitin 2023-2024 nga “The Legal500”

Lajme
Gjenden të shtrirë në rrugë pa shenja jete dy persona në Prishtinë – policia nis hetimet

Gjenden të shtrirë në rrugë pa shenja jete dy persona në Prishtinë – policia nis hetimet

Kronika e Zezë
Bajrami, Kurtit: A po të kujtohet që i premtojshe do fabrika të keçapit nëpër oda – mjaftë me manipulime

Bajrami, Kurtit: A po të kujtohet që i premtojshe do fabrika të keçapit nëpër oda – mjaftë me manipulime

Lajme
Kalo në kategori