LAJMI I FUNDIT:

Lajçak: Sllovakia është kundër idesë për shkëmbim të territoreve

Lajçak: Sllovakia është kundër idesë për shkëmbim të territoreve

Ministri i Punëve të Jashtme të Sllovakisë, Mirsolav Lajçak, është i bindur se dialogu është e vetmja mënyrë për të zgjidhur problemin e Kosovës.

Sipas tij edhe Kosova por edhe Serbia duhet të veprojnë dhe të marrin vendime të cilat kontribuojnë në fqinjësi të mirë dhe përmirësim të raporteve ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit.


Lajçak thotë se palët duhet që të ndalojnë të gjitha veprimet të cilat do të mund të nxisnin tensione ndëretnike, duke iu referuar vendimit për krijimin e Ushtrisë së Republikës së Kosovës, shkruan tanjug.

Lajçak thotë se shteti i tij e ka bërë të qartë pozicionin për krijimin e Ushtrisë së Kosovës, duke thënë se për këtë çështje edhe BE-ja dhe NATO kanë reaguar ashpër.

Në këtë intervistë, Lajçak ka folur edhe për idenë e shkëmbimit të territoreve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, duke thënë se Sllovakia nuk e mbështet një nismë të tillë.

“Sllovakia nuk e mbështet idenë e shkëmbimit të territoreve dhe shënimit të vijave kufitare përgjatë vijave etnike. Ne besojmë se një koncept i tillë nuk ishte real as në të kaluarën, dhe nuk do të jetë i tillë as në të ardhmen”, ka shtuar ministri sllovk.

Në trend Lajme

Më shumë
Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Alarmi i Alicia Kearns për Ballkanin, politologët komentojnë deklaratën e deputetes britanike

Lajme
Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Parlamenti britanik miratoi mocionin e Alicia Kearns për Kosovën

Lajme
Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Tension në Kuvend mes PDK-së e LVV-së, Shala ia ndalon fjalën Kusari-Lilës – nënkryetarja thërret sigurimin

Lajme
'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

'Çmontohet' rrjeti i drogës në Spanjë, 14 të arrestuar përfshirë edhe shqiptarë që transportonin tonelata me kanabis në Evropë

Lajme
Hoxha: Peter Stano po e luan rolin e “kaubojit”

Hoxha: Peter Stano po e luan rolin e “kaubojit”

Lajme
28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

28 vite burgim dhe mbi 50 mijë euro gjobë ndaj shtatë të akuzuarve për kultivimin të bimëve narkotike dhe posedim të marihuanës

Drejtësi
Kalo në kategori