LAJMI I FUNDIT:

Lajçak: Kosova dhe Serbia së shpejti pritet të finalizojnë 3-4 marrëveshje

Lajçak: Kosova dhe Serbia së shpejti pritet të finalizojnë 3-4 marrëveshje

I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, Miroslav Lajçak, tha se janë gati tri-katër marrëveshje ndërmjet dy palëve dhe se pret që ato të finalizohen së shpejti.

Gjatë Forumit të 15-të në Dubrovnik, ai vlerësoi të dyja palët për takimet mujore në nivel të negociatorëve kryesorë dhe shtoi se ekziston marrëveshja që takimet të zhvillohen në nivelin më të lartë [Kurti-Vuçiq].


Siç transmeton “N1”, Lajçak vlerësoi gjithashtu se procesi i dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është procesi më strategjik në rajon.

Sipas tij, dy çështje urgjente janë fillimi i negociatave për pranimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian si dhe liberalizimi i vizave për Kosovën, transmeton Telegrafi.

Sipas tij, ka ardhur koha që Bashkimi Evropian të rikthejë besueshmërinë e zgjerimit dhe partnerët të bëjnë seriozisht punën e tyre në reforma.

Lajçak: BE-ja duhet ta kryejë punën e vet për integrimin e Ballkanit Perëndimor
Lexo po ashtu Lajçak: BE-ja duhet ta kryejë punën e vet për integrimin e Ballkanit Perëndimor

Lajçak tha se BE duhet të përfundojë punën e papërfunduar kur bëhet fjalë për integrimin e Ballkanit Perëndimor.

Në një tekst në Tëitter, nga Forumi i Dubrovnikut, Lajçak tha se lufta në Ukrainë ndryshoi gjithçka dhe e ktheu zgjerimin e BE-së në një çështje politike.

“Ne ishim të vetëkënaqur për një kohë të gjatë. Kjo nuk mund të vazhdojë më. Ne duhet të përfundojmë punën tonë të papërfunduar kur bëhet fjalë për integrimin e Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar ai.

Në Forum po merr pjesë edhe ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Inspektorati i Prishtinës në aksion, shqipton gjoba e konfiskon targa

Prishtina
Kalo në kategori