LAJMI I FUNDIT:

Lajçak: BE-ja duhet ta kryejë punën e vet për integrimin e Ballkanit Perëndimor

Lajçak: BE-ja duhet ta kryejë punën e vet për integrimin e Ballkanit Perëndimor

Emisari special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se BE-ja duhet ta kryejë punën e papërfunduar kur bëhet fjalë për integrimin e Ballkanit Perëndimor.

Përmes një postimi në Twitter, nga Forumi i Dubrovnikut, Lajçak është shprehur se lufta në Ukrainë ka ndryshuar gjithçka.

“Për kohë të gjatë, ne ishim të vetëkënaqur. Kjo s’mund të vazhdojë më. Ne duhet ta përfundojmë punën tonë të papërfunduar kur bëhet fjalë për integrimin e Ballkanit Perëndimor”, ka shkruar ai.

Në postim Lajçak ka bërë të ditur se  është takuar edhe me kryeministrin kroat Andrej Plenkovic, me të cilin ka diskutuar zhvillimet në Ballkanin Perëndimor.

“Sot në mëngjes, në margjinat e #DubrovnikForum2022, u takova me kryeministrin Andrej Plenkoviç për të diskutuar zhvillimet në Ballkanin Perëndimor dhe nevojën për një perspektivë të besueshme të BE-së për të gjithë rajonin”, ka shkruar ai.

Lajçak në Dubrovnik është takuar edhe me emisarin e Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, Sir Stuart Peach, ku ka thënë se me të mban takime të rregullta dhe se ‘’është gjithmonë e dobishme të krahasohen shënimet mbi të rejat në Ballkanin Perëndimor’’.

Në Forum po merr pjesë edhe ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

PDK voton kryesinë e re të partisë - pësojnë ndryshime në pozita disa prej figurave të njohura të kësaj partie

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Pakënaqësi me Ligjin e pagave, Jasharaj paralajmëron protestë më 1 maj - nuk e përjashton mundësinë e grevës

Elfije Boletini
Bedri Hamza i emëruari i PDK-së për kryeministër – kush mund të jenë kandidatët tjerë të partive politike?

Bedri Hamza i emëruari i PDK-së për kryeministër – kush mund të jenë kandidatët tjerë të partive politike?

Jehona Hulaj
Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Pamje nga të shtënat ku nisi konflikti në Prishtinë, ku humbën jetën dy persona

Kronika e Zezë
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori