LAJMI I FUNDIT:

Lady Gaga tregon se si u takua me të fejuarin Michael Polansky, zbulon detajet e propozimit

Lady Gaga tregon se si u takua me të fejuarin Michael Polansky, zbulon detajet e propozimit

Këngëtarja Lady Gaga ndau detaje të rralla në kopertinën e saj të ‘Vogue’, të publikuar të enjten, rreth takimit dhe fejesës me Michael Polansky.

Ajo shkoi në festën e ditëlindjes së Sean Parker në shtator 2019 dhe “vazhdoi të pyeste” për Polansky derisa më në fund u prezantuan – dhe “folën për tre orë”.

Sipërmarrësi gjithashtu ndau përshtypjen e tij të parë me revistën, duke thënë se ai ishte “i goditur menjëherë nga ngrohtësia dhe çiltërsia e saj”.


Foto: Instagram

Dyshja folën në telefon për javë të tëra përpara se të dilnin në takimin e tyre të parë, duke u dashuruar dhe duke u karantinuar së bashku në Malibu, Kaliforni, mes pandemisë së coronavirusit.

Lady Gaga mbërrin me Michael Polanskyn në Festivalin e Filmit në Venecia, tregon unazën e fejesës prej diamanti
Lexo po ashtu Lady Gaga mbërrin me Michael Polanskyn në Festivalin e Filmit në Venecia, tregon unazën e fejesës prej diamanti

“Ishte vërtet diçka e veçantë” ,tha Gaga. “Kam qenë shumë e fokusuar në karrierën time që kur isha adoleshente. Dhe dhurata e asaj kohe ishte se unë u përqendrova plotësisht në marrëdhënien time. Takova këtë qenie njerëzore plotësisht mbështetëse, të dashur që donte të më njihte – jashtë Lady Gaga-s”.

Lady Gaga me të fejuarin

Polansky u pajtua, duke shtuar: “Ne kishim këtë kapitull të mahnitshëm të një lloj normaliteti të çuditshëm që është thelbësor për çdo marrëdhënie që të zhvillohet në një mënyrë reale – duke bërë shëtitje, duke pirë kafe, duke u shoqëruar me qentë e duke lexuar libra së bashku”.

Gaga, e cila vazhdoi të lavdërojë partnerin e saj “të zgjuar dhe të sjellshëm” që e bën atë “aq të lumtur”, zbuloi se Polansky i propozoi në prill. /Telegrafi/

Lady Gaga me të fejuarin

Në trend Magazina

Më shumë
Gjesti me gjuhë të dhunshme ndaj Vserlos: Me e rrah natën ose me ia thye ndonjë gisht

Gjesti me gjuhë të dhunshme ndaj Vserlos: Me e rrah natën ose me ia thye ndonjë gisht

Magazina
Dështon misioni i Gjestit, Vserlo shkon natën dhe ia rrëmben zarfat nga

Dështon misioni i Gjestit, Vserlo shkon natën dhe ia rrëmben zarfat nga "valixhja e tundimeve" gjatë kohë që ishte në gjumë

Magazina
Era Istrefi shihet nën shoqërinë e motrës së Rita Ora, Elenës

Era Istrefi shihet nën shoqërinë e motrës së Rita Ora, Elenës

Magazina
Robert De Niro largohet nga SHBA dhe bën thirrje për bojkot të X-it të Elon Musk

Robert De Niro largohet nga SHBA dhe bën thirrje për bojkot të X-it të Elon Musk

Magazina
Gjesti ndan shtratin me një vajzë tjetër, Egli e lënduar fle e vetme dhe nuk i flet reperit

Gjesti ndan shtratin me një vajzë tjetër, Egli e lënduar fle e vetme dhe nuk i flet reperit

Magazina
Zarf i zi në shtëpinë e Big Brother VIP Albania për thyerje të rregullave, Vëllai i Madh dënon të gjithë banorët

Zarf i zi në shtëpinë e Big Brother VIP Albania për thyerje të rregullave, Vëllai i Madh dënon të gjithë banorët

Magazina
Kalo në kategori