LAJMI I FUNDIT:

Labinot Tahiri u çon ushqime shtetasve kosovarë të bllokuar në kufirin Serbi-Kroaci

Labinot Tahiri u çon ushqime shtetasve kosovarë të bllokuar në kufirin Serbi-Kroaci

Disa autobusë të Kosovës të cilët janë nisur për në shtetet e Evropës janë ndaluar në pikë-kalimin kufitar “Batrovc” Serbi-Kroaci.

Këngëtari i njohur i estradës tonë, Labinot Tahiri, i cili po kthehej nga një vizitë në Kroaci, vendosi që të ndalej pikërisht në kalimin kufitar për t’i ndihmuar shtetasit e Kosovës me gjësende ushqimore.

“Isha në Kroaci! Aty kam fjetur dhe ishte e pa hijshme nga ana ime që të kaloja pa u kthyer me i përshëndet qytetarët tanë, të cilët janë ndaluar që sa orë në kufirin Kroaci-Serbi! Po ashtu, i qerasa në emër të të gjithë juve gurbetqarë e shqiptarë anekend botës!”, shkroi Labinot Tahiri përmes një postimi në Facebook.


“Ndalova sepse e dija se ata ndoshta dhe nuk kanë pasur shumë para me vete dhe në këtë rast jemi njeri për tjetrin. Shpresojë te Zoti që të behet zgjidhje sa më parë”, theksoi ai mes tjerash.

Bllokimi i këtyre autobusëve dyshohet se erdhi si shenjë hakmarrjeje nga Serbia pas votimit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës, për anëtarësimin e Republikës së Kosovës në këtë institucion ndërkombëtar, sipas sekretarit të Zyrës ndërlidhëse të Kosovës në Serbi, Fatmir Haxholli.

Tashmë më shumë se 12 orë, dhjetëra autobusë nga Kosova kanë mbetur të bllokuar në këtë pikë-kalimi kufitar. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Driloni: Kur dola nga Big Brother njerëzit vinin paftuar në shtëpi, më kanë telefonuar disa vajza e kanë qarë

Driloni: Kur dola nga Big Brother njerëzit vinin paftuar në shtëpi, më kanë telefonuar disa vajza e kanë qarë

Magazina
I thotë se po e kopjon Luizin, Gjesti i drejtohet Loredanës: Faleminderit që po më krahason me mbretin

I thotë se po e kopjon Luizin, Gjesti i drejtohet Loredanës: Faleminderit që po më krahason me mbretin

Magazina
“Ty të pëlqejnë djemtë si ai

“Ty të pëlqejnë djemtë si ai", Rozana - Loredanës për Jozin: Ai është dhunues psikologjik, prandaj erdhi babai

Magazina
Loredana kujton takimin me të atin në BBVA, i dha informacione nga jashtë për situatën me Jozin?

Loredana kujton takimin me të atin në BBVA, i dha informacione nga jashtë për situatën me Jozin?

Magazina
Livia flet për mesazhin që i dërgoi Mevlani: Ishte surprizë shumë e madhe sepse kanë ndodhur disa gjëra të rënda jashtë

Livia flet për mesazhin që i dërgoi Mevlani: Ishte surprizë shumë e madhe sepse kanë ndodhur disa gjëra të rënda jashtë

Magazina
Aludohet në rrjet se Gjesti dhe Egli kanë kryer marrëdhënie?

Aludohet në rrjet se Gjesti dhe Egli kanë kryer marrëdhënie?

Magazina
Kalo në kategori