Labi: I kam studiuar banorët nga këmbët deri te koka

Banori Labinot Rexha po surprizon me deklaratat e tij për mënyrën se si po i ndjek dhe po i studion banorët e tjerë brenda shtëpisë së Big Brother VIP Kosova.
“Unë këtë Big Brother e kam studiuar shumë bukur, ka tre vite. Çdo person që është këtu e kam studiuar nga këmbët deri te koka. Jam duke i studiuar këtu brenda,” u shpreh Labinoti.
Ai gjithashtu shtoi: “Nuk e di me kë të bëj debat këtu, nuk kam lojtarë".

Deklaratat e tij të hapura nxiten diskutime dhe reagime nga publiku, të cilët komentojnë shpesh për mënyrën se si banorët menaxhojnë marrëdhëniet dhe strategjitë brenda shtëpisë.
Big Brother VIP Kosova vazhdon të ofrojë momente të paparashikueshme dhe tërheqëse që mbajnë audiencën të angazhuar.
I njëjti është i bindur se po dominon këtë edicion të Big Brother VIP Kosova.
Megjithëse pati replika edhe nga konkurrentët e tjerë, duke mos u pajtuar me atë. /Telegrafi/



























































