LAJMI I FUNDIT:

La gabimisht katër plumba në çantën e tij të dorës, turisti rrezikon 12 vjet burgim

La gabimisht katër plumba në çantën e tij të dorës, turisti rrezikon 12 vjet burgim

Një burrë nga Oklahoma udhëtoi me gruan e tij për në Karaibe, por pushimi i tyre nuk përfundoi mirë pasi ai tani rrezikon 12 vjet burg.

Ryan dhe Valerie Watson shkuan në Turks and Caicos të Karaibeve për të festuar ditëlindjen e 40-të të Ryan.


Por, dyshja u arrestuan në territorin e vetëqeverisur britanik pasi sigurimi i aeroportit i gjeti katër plumba në çantën e tyre të dorës.

Platforma amerikane GoFundMe ka njoftuar se municioni ishte lënë pa dashje në çantë nga një udhëtim i mëparshëm për gjueti, shkruan yahoonews, përcjell Telegrafi.

Bëhet e ditur se Valerie u lirua nga akuzat dhe u ribashkua me fëmijët e saj, ndërsa Ryan mbetet në ishull dhe përballet me një dënim prej 12 vitesh burg, dënim ky minimal për gjetjen e armëve të zjarrit ose municionit në atë zonë.

Tani, Ryan duhet të qëndrojë në ishull dhe të raportojë dy herë në javë në një stacion policor derisa të caktohet seanca dhe të merret vendimi përfundimtar.

Ndërkohë, familja e tij po përpiqet të mbledhë 300 mijë dollarë për tarifa ligjore dhe për strehimin e tij në Karaibe.

“Ne po përpiqeshim të paketonim pantallona. Municionet nuk ishin qëllimi ynë”, tha Valerie.

Ndryshe, gjetja e armëve dhe municioneve në Turks and Caicos përkon me gjoba të rënda.

Të paktën tetë turistë nga SHBA-ja ndiqen penalisht nga ishulli dhe akuzohen për posedim të municioneve.

Karaibet si një port popullor, të ardhurat kryesore i kanë nga turizmi i cili vetëm në vitin 2019 i siguroi rreth 787 milionë dollarë. /Telegrafi/