LAJMI I FUNDIT:

Kylie Jenner vazhdon të takohet me Travis Scott, çifti mund të ribashkohen

Kylie Jenner vazhdon të takohet me Travis Scott, çifti mund të ribashkohen
Kylie Jenner dhe Travis Scott (Foto: Getty Images/Guliver)

Drama mes supermodeles Kylie Jenner dhe reperit Travis Scott po vazhdon akoma.

Kylie Jenner dhe Travis Scott janë ‘duke i shikuar akoma gjërat’ pasi vendosën të bëjnë ‘një pushim’ sa i përket lidhjes së tyre dyvjeçare. “Ata ende po i shikojnë gjërat, por janë duke qëndruar së bashku”, ka thënë një burim për revistën People.


Të hënën, reperi ka ndarë një video të vajzës Stormi, 20 muajshe, duke vallëzuar me një nga këngët e tij, teksa Kylie, 22-vjeçe, ishte së bashku me ta, e cila u shfaq në prapaskenë të asaj videoje duke thënë, “A është babai ai, Stormi?”.

Travis Scott dhe Kylie Jenner (Foto: John Shearer/Getty Images for The Hollywood Reporter)

Kylie e bëri të qartë se ajo dhe Scott, 28-vjeç, janë në pushim, ata janë ‘mjaft mirë’ të fokusuar në Stormin. “Travis dhe unë jemi shumë mirë të fokusuar momentalisht te Stormi”, ka thënë ajo ditë pas ndarjes nga i dashuri i saj. “Miqësia jonë dhe vajza momentalisht është prioritet”.

Të dy Kylie dhe Travis kanë mohuar të gjitha spekulimet, se ajo ka shkuar në dy të natës te ish-i dashuri i saj, dhe se Travis e ‘tradhtoi atë’.

Edhe pse e ardhmja e tyre akoma nuk dihet, një burim për People tha se “ka një shpresë që ata dy mund të rikthehen së bashku”. “Ata të dy janë të rinj, por të zgjuar kur është fjala për lidhjen e tyre”, shton më tej burimi.

Kylie Jenner dhe vajza e saj, Stormi (Foto: Instagram)

Vetëm një ditë më vonë, një burim për People tha se Kylie “nuk ka mbaruar akoma me Travis-in dhe nuk po takohet me askënd tjetër”.

Në mesin e këtyre çështjeve, Kylie është ” e përkushtuar ndaj familjes së saj dhe me të vërtetë dëshiron fëmijë të dytë”, ndërkohë që Scott është i fokusuar në karrierën e tij muzikore.

Kylie Jenner dëshironte një fëmijë të dytë me Travis Scott para ndarjes së tyre
Lexo po ashtu Kylie Jenner dëshironte një fëmijë të dytë me Travis Scott para ndarjes së tyre

“Travis nuk është akoma gati t’i dhurojë asaj se çfarë dëshiron ajo”, vazhdon i brendshmi.

Travis Scott dhe vajza e saj, Stormi (Foto: Instagram/Kylie Jenner)

Edhe pas ndarjes së tyre, Kylie akoma ka në mendje fëmijët duke thënë në një postim në InstaStory se “Mezi po pret për më shumë fëmijë”, së shpejti një motër apo vëlla për Stormin. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Gresa Hoti merr vëmendje me fotografitë fantastike nga pushimet e saj

Magazina
“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

“Netët e vona” – Xhensila Myrtezaj shfaqet nën shoqërinë e Noizyt në një studio muzikore

Magazina
Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Një takim mes Massimilianos dhe Heidit në Big Brother VIP Albania 3? Veprimi i ish-partnerit të saj në Grande Fratello ngre dyshimet

Magazina
U hodh në gjyq, Olsi Bylyku

U hodh në gjyq, Olsi Bylyku "godet" Top Channel: Ikonat si Arbana, Alban Dudushi iu larguan - gjersa kolegët në TV Klan kanë ndërtuar perandori

Magazina
Bardhi publikon këngën e re “Luj zemër”

Bardhi publikon këngën e re “Luj zemër”

Magazina
Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Betejë me Top Channel, Olsi Bylyku thirret përpara Gjykatës

Magazina
Kalo në kategori