eksperti-banner

Kylie Jenner është kthyer sërish në syrin e publikut pasi ishte fshehur nga vëmendja mediatike gjatë shtatzënisë.

Por, duket se ajo dëshiron të vazhdojë të qëndrojë larg prej vëmendjes mediatike, së paku edhe për një kohë.


kylie 2

Bukuroshja 20 vjeçare ka fshehur fytyrën e saj teksa largohej nga një hotel në Miami me të dashurin Travis Scott, por dështoi që të fshehë shenjën e krijuar nën syrin e saj.

Nëna më e re në shoubizin ndërkombëtar mbajti një xhaketë për të mbuluar fytyrn teksa shenjën nën syrin e saj të majtë nuk e fshehu dot.

Dyshja qëndruan në pushimin ep arë së bashku që prej se pritën në jetë vajzën e tyre Stormi më 1 shkurt.

kylie 3

Kylie është mjaft aktive edhe në rrjetet sociale, e teksa shtatzëninë e mbajti të fshehur dhe në heshtje, këtë s'po e bën me vajzën të cilën po e shfaqë mjaft në rrjetet sociale.

Kylie ndryshe vazhdon të jetë aktive me biznesin e saj. /Telegrafi/

kylie jenner 1