LAJMI I FUNDIT:

Kylie Jenner dhe Timothee Chalamet shihen përkrah njëri-tjetrit në darkën private të “New York Fashion Week”

Kylie Jenner dhe Timothee Chalamet shihen përkrah njëri-tjetrit në darkën private të “New York Fashion Week”

Timothee Chalamet dhe e dashura e tij e përfolur, Kylie Jenner, u panë të ulur pranë njëri-tjetrit në darkën intime të Haider Ackermann dhe Augustinus Bader në NYFW të premten mbrëma.

Në një video të shpërndarë në Instagram nga dizajnerja e bizhuterive Gaia Repossi, aktori i “Dune” dhe ylli i “Kardashians” – të cilët u përshtatën në të gjitha të zeza – u panë duke buzëqeshur teksa shikonin lart nga Ackermann teksa stilisti francez mbante një fjalim gjatë darkës me qirinj.

Dalja e tyre e fundit vjen vetëm katër ditë pasi Jenner dhe Chalamet debutuan romancën e tyre në ndalesën e tretë të turneut të Beyonce “Renaissance” në Los Angeles.


Foto: Page Six

Gjatë shfaqjes, e cila ndodhi në ditëlindjen e 42-të të fitueses së “Grammy”-së, ylli i “Call Me By Your Name”, 27 vjeç dhe themeluesja e “Kylie Cosmetic”, 26 vjeç, kaluan kohë në zonën VIP e mbushur me yje në stadiumin SoFi.

Në një moment, dyshja ndanë një puthje pasionante teksa mbanin njëri-tjetrin. Chalamet në një moment kapi të pasmet e Jenner-it para se ajo të kthehej për të shijuar koncertin.

Foto: Page Six

Çifti me sa duket nuk kishte turp për intimitetin e tyre pasi ishin të rrethuar nga disa yje, përfshirë Justin dhe Hailey Bieber, dhe motrat e Jenner, Kendall Jenner dhe Kim Kardashian.

Kylie Jenner dhe Timothee Chalamet bëjnë publike romancën gjatë pjesëmarrjes në koncertin e Beyonce
Lexo po ashtu Kylie Jenner dhe Timothee Chalamet bëjnë publike romancën gjatë pjesëmarrjes në koncertin e Beyonce

Një javë para bërjes publike të romancës, ylli u pa duke u larguar nga rezidenca e Chalamet në Beverly Hills, Kaliforni.

Foto: TMZ

Dyshja janë të lidhur në mënyrë romantike të paktën që prej muajit prill. Më vonë atë muaj, një burim i tha “Entertainment Tonight” se Jenner dhe Chalamet po e mbanin lidhjen e tyre “argëtuese” dhe “rastësore”.

Asnjëra palë nuk ka komentuar statusin e marrëdhënies së tyre.

Romanca e re e Kylie vjen pas ndarjes së saj nga Travis Scott , me të cilin ndan vajzën Stormi, 5 vjeç dhe djalin Aire, 1 vjeç. /Telegrafi/

Foto: Getty Images

Në trend Magazina

Më shumë
Gjesti-Olës: Nuk je për lule ti, je për darka - të ftoj unë në krevat se për tjetër send s'je ti

Gjesti-Olës: Nuk je për lule ti, je për darka - të ftoj unë në krevat se për tjetër send s'je ti

Magazina
Capital T dhe Adrola Dushi shijojnë pushimet në destinacion të largët, teksa ngacmojnë njëri-tjetrin me komente

Capital T dhe Adrola Dushi shijojnë pushimet në destinacion të largët, teksa ngacmojnë njëri-tjetrin me komente

Magazina
Ola i tha Gjestit se të nxori Driloni, reagon fituesi i BBVK 3: Këtu histori shkruajnë vetëm kampionët

Ola i tha Gjestit se të nxori Driloni, reagon fituesi i BBVK 3: Këtu histori shkruajnë vetëm kampionët

Magazina
Kalon gati në përplasje fizike - Gerta Gixhari kap për flokësh Valbona Mhillin

Kalon gati në përplasje fizike - Gerta Gixhari kap për flokësh Valbona Mhillin

Magazina
Pasi hyri në shtëpinë e BBVA 4, Egla Ceno u fut në vaskë dhe përsëriti skenën e saj të famshme nga edicioni i vitit të kaluar

Pasi hyri në shtëpinë e BBVA 4, Egla Ceno u fut në vaskë dhe përsëriti skenën e saj të famshme nga edicioni i vitit të kaluar

Magazina
Videoja e Kate Moss shkakton një ortek reagimesh: Sjellja e saj e çuditshme ndezi thashethemet se ajo po luftonte me varësinë

Videoja e Kate Moss shkakton një ortek reagimesh: Sjellja e saj e çuditshme ndezi thashethemet se ajo po luftonte me varësinë

Magazina
Kalo në kategori