Ky yll nuk e konsideron veten atraktive

Edhe pse me vite ka qëndruar në majat e listave të femrave më të bukura dhe më seksi në botë, aktorja spanjolle Penelope Cruz ka një problem ndryshe.
Shumica janë dashuruar në karakteret filmike që ajo ka luajtur, si Vicky, Cristina, Barcelona dhe Rima, ndërsa në secilën foto që paraqitet në internet, ajo duket e pa rezistueshme. Mirëpo, vetëm aktorja këtë e komenton ndryshe.
“Unë jam aktore dhe mendoj se kam pamje e cila mund të ndryshohet lehtë, çka është e shkëlqyeshme për punën time dhe karakteret e ndryshme që mund të luaj”, ka thënë bukuroshja. Sot për ndryshimet drastike, siç është ajo e aktores Charlize Theron dhe aktorit Jared Leto, të cilat sjellin vetëm çmime dhe lëvdata, Penelope mbetet e përmbajtur. “Sot trupin tim nuk do ta nënshtroja ndaj rreziqeve shëndetësore pasi tani jam nënë. Në fund të fundit, aktrimi nuk varet nga pesha trupore, por nga aftësia dhe bartja e porosive”, thotë bukuroshja.
Në fund, ajo nuk e sheh veten si një seks-bombë apo si një femër tërheqëse siç e konsiderojnë shumica, duke thënë se kurrë veten nuk e ka shikuar në atë mënyrë. “Më besoni se kurrë veten time nuk e kam shikuar në atë mënyrë dhe as që do ta shikoj ndonjëherë në atë mënyrë. Unë jam ajo që jam”, ka përfunduar ylli i Hollivudit.






























































