LAJMI I FUNDIT:

Ky “tank rekreativ i çmendur” do t’ju çojë kudo, në çdo kohë

Ky “tank rekreativ i çmendur” do t’ju çojë kudo, në çdo kohë

Nëse dëshironi një udhëtim në terrene të vështira por nuk mendoni se tipat e Jeep Wrangler dhe Ford Bronco janë mjaft të aftë, atëherë ky “tank rekreativ personal” mund të jetë pikërisht për ju.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, ky tank i veçantë quhet Ripsaw EV3-F4 dhe është prodhuar nga Howe&Howe.


Ai ishte vendosur në ankand dhe me vetëm një ditë të mbetur në ankand, ofertimi kishte arritur tashmë 425,000 dollarë.

Tanku bazohet në një ekzoskelet çeliku me tuba me forcë të lartë dhe mundësohet nga një turbo-dizel V8 6.6 litra Duramax i modifikuar.

Ky motor prodhon një fuqi të jashtëzakonshme 800 kuaj fuqi dhe 2,033 Nm çift rrotullues dhe bashkohet me një transmision me pesë shpejtësi.

EV3-F4 mund të udhëtojë deri në 96 km/orë dhe ka “një lartësi” jo më pak se 20 inç nga toka. /Telegrafi/