LAJMI I FUNDIT:

Ky studim tregon se kjo gjë seksiste rezulton në më shumë oferta pune për gratë

Ky studim tregon se kjo gjë seksiste rezulton në më shumë oferta pune për gratë

Një studim, jo edhe aq befasues, ka zbuluar se kur është puna për të siguruar një ofertë pune apo intervistë, femrat kanë më shumë fat nëse vishen më provokuese dhe i vënë në pah gjokset.

Studimi, i cili është prezantuar dje në konferencën e imazhit të trupit në Londër, ka treguar se gratë e veshura në mënyrë “provokuese” kishin qenë 19 herë më të suksesshme në sigurimin e intervistave për shitje dhe punëve të kontabilitetit kur kishin qenë të fotografuara në CV me gjokse të shfaqura. Studimi është kryer në Paris nga dr. Sevag Kertechian, hulumtues me bazë në Universitetin Paris-Sorbonne, transmeton Telegrafi.


Për tri vite me radhë, Kertechian kishte shikuar për oferta pune dhe kishte vendosur dy femra të aplikojnë për atë pozitë pune. Femrat ishin thuajse krejtësisht të ngjashme kah pamja fizike dhe kishin CV dhe aftësi identike, por diferenca e vetme kishte qenë në fotografitë e tyre, pasi që njëra kishte dërguar fotografi ku dukej më provokuese, ndërsa tjetra më e mbuluar. Për të siguruar që ky studim është i drejt, secila nga këto dy femra kishte aplikuar për 100 vende pune e veshur në mënyrë më provokuese dhe në 100 vende tjera të punës e veshur më e mbuluar.

Kertechian kishte zbuluar se veshja provokuese kishte shënuar më shumë sukses, pasi që për 200 aplikime për punë në shitje, femrat e fotografuara me këmishë hapur kishin pasur 62 intervista më shumë.

Ndërsa në punët e kontabilitetit, femrat me këmishë hapur kishin pasur thirrje për 68 intervista më shumë sesa me veshje më të mbuluar.

Këto zbulime janë me të vërtetë të tmerrshme, pasi që vetëm një këmishë mund t’ju bëj më favorite për një punë. Nëse asgjë tjetër, kjo do të thotë që ndoshta femrat duhet të jenë më shumë në pozita vendimmarrëse. /Telegrafi/