Cristiano Ronaldo ka dhënë një reagim sfidues ndaj kritikave në rritje për vendimet e gjyqtarëve, që pretendohet se po shkojnë në favor të klubit të tij, Al-Nassr.

Skuadra e Ronaldos siguroi një fitore 2-0 ndaj Al Ahli në ndeshjen e kampionatit arab, duke marrë një kontroll të fortë në krye të tabelës.


Megjithatë, mbrojtësi i Al Ahli, Merih Demiral, u pa duke u ankuar se liga “e shtyn gjithmonë Al-Nassrin” që të fitojë tituj.

“Mendoj se kjo nuk është e mirë për ligën. Të gjithë ankohen, të gjithë e bëjnë më të madhe sesa duhet. Është futboll, nuk është luftë”, tha Ronaldo.

“Ne e dimë që duhet të luftojmë; të gjithë duan të fitojnë, por jo gjithçka është e lejueshme. Do ta marr kohën të flas për këtë në fund të sezonit, sepse shoh shumë gjëra negative.

“Ka shumë lojtarë që ankohen, postojnë në rrjete sociale për gjyqtarin, ligën, projektin... Mendoj se kjo nuk është e mirë, sepse ky nuk është objektivi i këtij kampionati”.

“Duhet të japim shembull, jo vetëm këtu, por edhe për Evropën. Ne duam të garojmë që të jemi një nga ligat më të mira në botë”.

“Duhet ta analizojmë këtë dhe ta ndalim, të flasim me ligën, sepse për mua kjo nuk është futboll”, përfundoi ai.

Në rast se Ronaldo dhe shokët e tij arrijnë t’i fitojnë dy ndeshjet tyre të radhës në kampionat, atëherë do të shpallen automatikisht kampion të Arabisë Saudite./Telegrafi/

telegrafi sport app