LAJMI I FUNDIT:

Ky njeri fitoi një udhëtim në hapësirë – kjo pothuajse u bë realitet, derisa ai u ngjit në peshore

Ky njeri fitoi një udhëtim në hapësirë – kjo pothuajse u bë realitet, derisa ai u ngjit në peshore

Udhëtimi në hapësirë është diçka për të cilën shumë njerëz ëndërrojnë, dhe pothuajse u bë realitet për një njeri – derisa ai u ngjit në peshore.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, piloti i linjës ajrore Kyle Hippchen, 43 vjeç, nga Florida, ishte i kënaqur që fitoi një biletë lotarie për të qenë pjesë e ekuipazhit të Inspiration4 në fluturimin e parë turistik të SpaceX vitin e kaluar.


Por me peshën e tij rreth 150 kilogramë ai e tejkaloi kufirin e përcaktuar prej rreth 115 kilogramësh të SpaceX.

“Kjo dhemb shumë”, tha ai. “Jam jashtëzakonisht i zhgënjyer. Por kjo është ajo që është”.

Hippchen – një kapiten me bazë në Florida për transportuesin rajonal të Deltas Endeavour Air – së fundmi ndau historinë e tij gjatë vizitës së tij të parë në Qendrën Hapësinore Kennedy të NASA-s që nga udhëtimi i tij i humbur me raketë.

Dhe katër muaj më vonë, ai mendon se ndoshta më pak se 50 njerëz e dinë se ai ishte fituesi aktual. /Telegrafi/