LAJMI I FUNDIT:

Ky mjet ju mundëson heqjen e sfondit nga një fotografi, brenda 5 sekondave

Ky mjet ju mundëson heqjen e sfondit nga një fotografi, brenda 5 sekondave

Ka raste kur doni të hiqni sfondin nga një imazh dhe thjesht të izoloni subjektin, si në një fotografi ku thjesht dëshironi një person në plan të parë. Ka shumë mënyra për të bërë këtë, dhe varësisht nga durimi dhe aftësia juaj, ndonjëherë mund të keni sukses ose të dështoni.

Megjithatë, nëse nuk mendoni se jeni veçanërisht i aftë në përdorimin e aplikacioneve si Photoshop dhe dëshironi vetëm një mënyrë të shpejtë dhe relativisht të lehtë për të hequr imazhet e sfondit, atëherë mund të jeni i interesuar në një mjet falas online, të quajtur Remove.bg.


Ky është një mjet në internet që pretendon se brenda 5 sekondave, do të jetë në gjendje të heqë imazhet e sfondit nga fotot.

Kjo me sa duket ndodh falë përdorimit të intelegjencës artificiale AI, që e bën mjetin “më të zgjuar” në heqjen e imazheve të tilla.

Sipas FAQ të uebit, “Ne përdorim teknologji të sofistikuar të AI për të zbuluar shtresa dhe për t’i ndarë ato nga sfondi. Për të përmirësuar rezultatet, ne kemi disa algoritme shtesë, për shembull për të përmirësuar detajet e imëta dhe për të parandaluar ndotjen e ngjyrave “.

Deri më tani, mjeti punon vetëm për largimin e sfondeve në imazhe që përmbajnë fytyrën e një personi, që do të thotë se do të punojë vetëm për portrete tani për tani, megjithëse zhvilluesit kanë plane për të zgjeruar funksionalitetin. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Zhvillohet gara e parë midis një aeroplani luftarak me pilot njerëzor dhe një tjetri të kontrolluar nga Al

Zhvillohet gara e parë midis një aeroplani luftarak me pilot njerëzor dhe një tjetri të kontrolluar nga Al

Teknologji
Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Prezantohet printeri 3D më i madh në botë që mund të ndërtojë një shtëpi të vogël në vetëm 80 orë

Teknologji
Qeni robot që mund të hedhë flakën deri në 15 metra, kompania amerikane thotë se mund ta blejë kushdo

Qeni robot që mund të hedhë flakën deri në 15 metra, kompania amerikane thotë se mund ta blejë kushdo

Teknologji
Ndodhi 19 vite më parë, kjo është videoja e parë që është postuar në YouTube

Ndodhi 19 vite më parë, kjo është videoja e parë që është postuar në YouTube

Teknologji
Kompania mëmë e Google, Alphabet, arrin vlerën e 2 trilionë dollarëve

Kompania mëmë e Google, Alphabet, arrin vlerën e 2 trilionë dollarëve

Teknologji
“Më parë do të mbyllej”: Nuk kemi plane të shesim TikTok-un, thotë firma kineze

“Më parë do të mbyllej”: Nuk kemi plane të shesim TikTok-un, thotë firma kineze

Teknologji
Kalo në kategori