LAJMI I FUNDIT:

Ky hulumtim ka treguar: Jemi më të lumtur kur ushtrojmë, se kur kemi shumë para

Ky hulumtim ka treguar: Jemi më të lumtur kur ushtrojmë, se kur kemi shumë para

Me para nuk mundemi ta blejmë lumturinë, por me ushtrime po

Shkencëtarët e Universitetit të Yales dhe atij të Oxfordit kanë treguar që ushtrimi i rregullt i trupit mund të na bëjë vërtet të lumtur dhe mendërisht më të fortë.

Rezultatet e studimit të tyre u botuan në revistën The Lancet Psychiatry, transmeton Telegrafi.

Individët të cilët rregullisht ushtrojnë kanë pasur 18 ditë të këqija (e kemi fjalën për ato ditë në të cilat personi mendërisht ndihet keq) më pak brenda vitit nga ata të cilët nuk kanë ushtruar.

Gjithashtu, ata të cilët kanë ushtruar janë ndier njësoj mirë si edhe personat të cilët nuk ushtrojnë, mirëpo fitojnë financiarisht më shumë.

– Dallimi në shëndetin mendor midis individëve të cilët marrin pjesë në sporte kolektive dhe i atyre të cilët fare nuk ushtrojnë është i njëjtë si dhe dallimi në kënaqësi të cilin e krijojnë 25.000 dollarët në vit, midis atyre të cilët i kanë këto para dhe atyre të cilët nuk i kanë”, shpjegon udhëheqësi i studimit, Sammi R. Chekroud nga Oxfordi.

Për ta hulumtuar këtë, shkencëtarët kanë studiuar të dhënat e grumbulluara nga më shumë se një milion persona të rritur.

Kanë arritur deri te përfundimi që cilido lloj aktiviteti fizik – nga kujdesi për fëmijët, punët e shtëpisë, shkuarja në palestër, ecja apo vozitja e biçikletës – ndikojnë pozitivisht në shëndetin mendor.

Sportet ekipore kanë edhe efekt edhe më të madh. Mirëpo, është me rëndësi të thuhet që nuk duhet tepruar.

Mjafton të ushtroni tri herë në javë nga 45 minuta për të arritur rezultate të shkëlqyeshme. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Si hahet avokadoja dhe cilat janë përparësitë e saj

Si hahet avokadoja dhe cilat janë përparësitë e saj

Të njohim produktet
Kalo në kategori