LAJMI I FUNDIT:

Ky është versioni i Komunës për sulmin ndaj objektit të Komunës së Prishtinës

Ky është versioni i Komunës për sulmin ndaj objektit të Komunës së Prishtinës

Objekti i Komunës së Prishtinës para pak minutash është sulmuar me ngjyrë dhe shtalba.

Më herët mediat kanë shkruar se bëhej fjalë për një sulm nga disa persona, por Adonis Tahiri, zyrtar për Informim në Komunën e Prishtinës thotë se bëhet fjalë për një sulm nga një person.


Ja çfarë shkruan Tahiri në Facebook:

Rasti i sotëm tek objekti i Komunës së Prishtinës, ka të bëjë me një qytetar të Kosovës, i cili si shumë të tjerë ka lënë punën, ka shitur gjithçka, dhe ka marr rrugë drejt Evropës, për një jetë më të mirë, në valën e refugjatëve viteve të kaluara.

Ai më parë ka punuar në Polici, punë të cilën nuk e ka gjetur më kur e kanë kthyer në Kosovë. I njëjti kërkon tani punë dhe banesë nga Komuna e Prishtinës. Komuna e Prishtinës i ka dëgjuar disa herë kërkesat e tij.

Mirëpo siç e dimë, ndihma që mund të ofrojë Komuna në raste të tilla është shumë e kufizuar, thuajse e pamundur. Është përgjegjësi direkte e Qeverisë së Kosovës rritja e punësimit dhe rritja e mirëqenies së qytetarëve.

Me një Qeveri si kjo e Isa Mustafës, papunësia dhe varfëria në Kosovë po rriten çdo ditë, dhe paralelisht me të po shtohen edhe kërkesat e tilla. /Telegrafi/