LAJMI I FUNDIT:

Ky është plani i Policisë së Kosovës për festën e “Vidovdanit”

Ky është plani i Policisë së Kosovës për festën e “Vidovdanit”

Policia e Kosovës, sipas detyrës zyrtare lidhur me manifestimet tradicionale të festës së “Vidovdan-it” e cila mbahet nesër 28.06.2022, ka përgatitur planin operativ për menaxhimin e situatës së sigurisë, para, gjatë dhe pas manifestimit.

Siç njoftohet, sikurse viteve të kaluara edhe këtë vit me qëllim që ky manifestim të kalojë qetë dhe pa incidente, janë paraparë disa masa dhe objektiva strategjike si:

Parapërgatitja dhe ndërmarrja e masave të nevojshme planifikuese, koordinuese, preventive dhe operative në mënyrë që manifestimi të zhvillohet në suaza normale, të rendit dhe qetësisë publike.

Shtimi i masave të sigurisë për të garantuar rend, qetësi dhe siguri publike, para, gjatë dhe pas manifestimit të ‘Vidovdanit’.

Garantimi i lirisë së lëvizjes dhe pjesëmarrjes në tubim/manifestim për të gjithë qytetarët e interesuar.

Kontrollimi dhe menaxhimi i rrjedhës së trafikut në të gjitha rrugët magjistrale, rajonale dhe ato lokale.

Angazhimi i njësiteve policore për ri-orientim të trafikut në ato rrugë ku mund të ketë ndërprerje të përkohshme të rrugës apo të ndonjë korsie, përgjatë kohës së mbajtjes së manifestimit, duke filluar në Graçanicë në orët e mëngjesit dhe pastaj në Gazimestan në mesditë deri në përfundim.

Përcjellja dhe sigurimi i eskortave dhe grupeve të veçanta sipas itinerarit.

Njoftimi i qytetarëve përmes fletushkës informuese (në dy gjuhet) me udhëzimet dhe mbarëvajtjen e manifestimit.

Zbatimi i kompetencave dhe autorizimeve ligjore, përballë situatave të ndryshme dhe marrja e masave ndaj të gjithë shkelësve të ligjit, konform ligjeve të Republikës së Kosovës.

Policia thotë se mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe autorizimeve të saj ligjore, zbatimin e Kushtetutës së RKS-së në funksion të garantimit të një mjedisi të qetë e të sigurt për të gjithë qytetarët.

Njëkohësisht Policia kërkon mirëkuptim nga ana e qytetarëve dhe pjesëmarrësve në trafik me rastin e ndërprerjes së përkohshme të rrugëve apo korsive përgjatë mbarëvajtjes së festës së Vidovdanit, mundësisht të përdoren rrugë apo lokacione alternative për qarkullim dhe lëvizje të lirë në trafik./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Lajme
Kalo në kategori