Ky është parashikimi i motit, për pesë ditët në vijim


Mot me vranësira dhe intervale kohore me diell, do të na shoqërojë gjatë pesë ditëve të ardhshme, përjashtuar zonat e larta ku mund të paraqiten riga të dobëta shiu.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -1 deri 2 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin nga 8-11 gradë Celsius, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
Shtypja atmosferike do të shënoj ngritje mbi vlerat e normales.
Nëpër ultësira do të ketë mjegull si rezultat i radiacionit dhe faktorëve tjerë meteorologjikë.
Do të fryjë erë nga ana e veriut dhe juglindjes me shpejtësi 1 - 6m/s. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
13/03/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate






































