LAJMI I FUNDIT:

Ky është kalendari për pushimin dimëror për të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar

Ky është kalendari për pushimin dimëror për të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MASHTI) ka bërë të ditur vendimin për të ndryshuar kalendarin e vitit shkollor.

Zëvendësministrja e MASHTI-t, Edona Maloku-Bërdyna, ka thënë se kalendari i rishikuar shkollor parasheh që pushimi dimëror për të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar të fillojë më datë 30.01.2023 dhe të mbarojë me 03.02.2023.

Po ashtu, i njëjti kalendar, parasheh që gjysmëvjetori i parë për të gjitha nivelet e arsimit parauniversitar tëpërfundojë më datë 27.01.2023 ndërkaq, gjysmëvjetori i dytë fillon më datë 06.02.2023.

Sa i përket kompensimit të orëve, MASHT thekson se ky proces është duke u realizuar ashtu siç e parasheh kalendari i rishikuar i vitit shkollor në datat që është paraparë të realizohet.

“Bazuar në të dhënat e Inspektoratit të arsimit, në javët e fundit pjesëmarrja e nxënësve në mësim ka qenë më e madhe së në fillim. Kalendari shkollor duhet të respektohet, kjo është në interesin e vet fëmijëve”.

Sipas MASHTI-t, humbjet për shkak të grevës kanë qenë shumë të mëdha andaj duhet të kompensohen.

“Është përgjegjësi e komunave që të sigurohen për mbarëvajtjen e procesit mësimor dhe të dërgojnë raporte të rregullta sa i përket mbajtjes ose mosmbajtjes së mësimit”, thotë ministria./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori