LAJMI I FUNDIT:

Ky Dodge Viper i rrallë Emerald Green 1994 është një mënyrë e shkëlqyeshme për të shpenzuar 59,900 dollarë

Ky Dodge Viper i rrallë Emerald Green 1994 është një mënyrë e shkëlqyeshme për të shpenzuar 59,900 dollarë

Duhet shumë për të emocionuar dikë me një Dodge Viper nga mesi i viteve 1990 në ditët e sotme. Kjo nuk është për shkak se makina është e mërzitshme, në fakt e kundërta, por ndoshta sepse nuk është aq e rrallë dhe sepse disa modele të gjeneratës së parë duken paksa të çuditshme. Ky RT/10 i vitit 1994 është i ndryshëm.

Ky Dodge Viper është lyer në një ngjyrë mahnitëse të njohur si Emerald Green. Hija me ngjyra blu-gjelbër i përshtatet personalitetit të çuditshëm të Viper-it deri në një majë dhe thekson disa nga kthesat dhe rrudhat më të theksuara të trupit.

Duket se boja e veturës është mirëmbajtur ashtu siç duhet përgjatë viteve dhe se ka marrë një kontrast të bukur me pjesën e argjendtë të rrotave dhe me zonën gri të errët afër vrimave dalëse anësore, raporton Car Scoops, përcjell Telegrafi.

Kjo veturë është listuar për shitje nëpërmjet Art & Speed në Collierville të Tennessee, me një çmim prej 59,900 dollarëve. Nuk është vetëm ngjyra që e bënë këtë Viper aq të dëshiruar, por gjithashtu fakti edhe se ka lëkurë Saddle Tan në ulëset e saj, tunelin e transmisionit dhe panelet e dyerve. Tapetet më pas kanë një ngjyrë pak të errët ngjyrë kafe dhe përfshijnë emblema Viper të qepura me ngjyrë të kuqe të ndezur.

Për një veturë e cila është pothuajse 30 vjet e vjetër, lëkura duket të jetë në gjendje shumë të mirë. Kjo mund të shpjegohet për faktin se vetura ka pasur vetëm 2 pronarë, dhe se pronari aktual e ka pasur atë prej kur vetura kishte vetëm 11 muaj në qarkullim, dhe se e ka mbajtur atë në një garazh me klimë të kontrolluar.

Në rast se as eksterieri dhe as interieri i këtij Viper-i nuk ju nxisin juve që ta blini këtë veturë, atëherë fakti se kjo veturë ka të kaluar vetëm 15,514 kilometra të kaluara, mund të ju bëjë tërheq vëmendjen për blerjen e saj.

Për sa kohë që pajisjet mekanike janë mirëmbajtur ashtu siç duhet, vetura do duhet të drejtohet po aq mirë sa një e re, dhe motori V10 me aspirim natyral 8.0 litërsh duhet të jetë po aq “dehës” sa ishte 29 vjet më parë. /Telegrafi/

 This Rare Emerald Green 1994 Dodge Viper Is A Great Way To Spend $59,900