El Camino spikat në skenën e automobilave në SHBA falë formës së saj në stil dhe dizajnit tërheqës.

Dhe si rezultat, shumë njerëz do të dëshironin që Chevrolet të ketë një El Camino të ditëve moderne dhe ndërsa kjo duket e pamundur, ekziston një shembull veçanërisht i vitit 1960 i cili është vënë në shitje në Kentucky, përcjell Telegrafi.


Chevrolet El Camino 1

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për një El Camino që ka kaluar përmes më shumë se 1.500 orë restaurimi dhe azhurnime për ta bërë atë edhe më të dëshirueshëm.

Chevrolet El Camino 2

Madje, siç është vlerësuar më tej, ky “Chevrolet” i vitit 1960 është bërë aq tërheqës sa ‘do të shpenzonit edhe centin e fundit’ për ta blerë atë!

Chevrolet El Camino 4

Siç bëhet e ditur, “nën kapak” gjendet një motor V8 dhe fuqia e të cilit dërgohet në rrotat e pasme përmes një transmetimi automatik.

1960 Chevrolet El Camino 6

Chevrolet El Camino 5

Aty gjithashtu janë bërë ndryshime të ndryshme të tjera, duke përfshirë pajisjen e një sistemi të ri stereo, dhe jo vetëm.

Chevrolet El Camino 6

Që nga restaurimi i saj, makina ka udhëtuar me sa duket vetëm 4,000 milje (më pak se 6500 km).

1960 Chevrolet El Camino 9

Chevrolet El Camino 9

Ajo aktualisht është vendosur për shitje nga S&S Classic Cars për 79,000 dollarë ose oferta më e mirë. /Telegrafi/