LAJMI I FUNDIT:

Ky aparat fotografik i prodhuar 99 vite më parë është shitur për 14.4 milionë euro dhe është më i shtrenjti në botë

Ky aparat fotografik i prodhuar 99 vite më parë është shitur për 14.4 milionë euro dhe është më i shtrenjti në botë

Një prototip Leica që i përkiste personalisht Oskar Barnack – shpikësit të Leica – u shit për 14.4 milionë euro (15 milionë dollarë) në një ankand ditë më parë, duke u bërë kamera më e shtrenjtë në botë.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, aparati fotografik është një nga vetëm afërsisht 22 të Leica të serisë 0 që u prodhuan në 1923 për të testuar tregun, dy vjet përpara prezantimit komercial të Leica A.


Ajo është gjithashtu një nga rreth një duzinë që ka mbijetuar deri në ditët e sotme, sipas ankandit Leitz Photographica me bazë në Vjenë, i cili organizoi shitjen.

I specializuar në aparatet fotografike dhe aksesorët historikë, Ankandi Leitz Photographica operon nën ombrellën e Leica Camera Classics, një degë austriake e Leica Camera AG.

“Prandaj ishte një kënaqësi e veçantë për ne që ishim në gjendje të nxjerrim në ankand aparatin fotografik personal të Oskar Barnack, një prototip i gjeneratës që hodhi themelet për fotografinë moderne në mesin e viteve 1920”, citohet të ketë thënë Alexander Sedlak, drejtor menaxhues i Leica Camera Classics në një deklaratë.

Para shitjes, pajisja ishte vlerësuar të kishte vlerë nga 2 milionë deri në 3 milionë euro.

Më parë, çmimi më i lartë i arritur nga një aparat fotografik në ankand ishte gjithashtu për një seri Leica 0, me numër serial 122.

Ajo arriti në 2.4 milionë euro në një shitje të vitit 2018 në Leitz Photographica Auction, sipas Sedlak. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Kurse falas të AI, ato ofrohen nga Harvard, Google – Microsoft e shumë kompania tjera

Kurse falas të AI, ato ofrohen nga Harvard, Google – Microsoft e shumë kompania tjera

Teknologji
Ndaloni telefonat inteligjentë për fëmijët nën 13 vjeç - televiziorin nën 3 vjeç

Ndaloni telefonat inteligjentë për fëmijët nën 13 vjeç - televiziorin nën 3 vjeç

Teknologji
Elon Musk thotë se “ka një arsye” pse ai zgjodhi datën 8 gusht, si ditën e lansimit të robotaksit Tesla

Elon Musk thotë se “ka një arsye” pse ai zgjodhi datën 8 gusht, si ditën e lansimit të robotaksit Tesla

Teknologji
Samsung me mbushës të ri për telefona, mund të mbushë të njëjtën kohë dy pajisje - ka dy porte USB-C

Samsung me mbushës të ri për telefona, mund të mbushë të njëjtën kohë dy pajisje - ka dy porte USB-C

Teknologji
Counter-Strike 2 vjen me një veçori të cilën fansat e kishin kërkuar që nga dita e parë

Counter-Strike 2 vjen me një veçori të cilën fansat e kishin kërkuar që nga dita e parë

Lojëra
Haaland u bë një personazh në këtë video loje - ajo u shkarkua mbi dy miliardë herë

Haaland u bë një personazh në këtë video loje - ajo u shkarkua mbi dy miliardë herë

Lojëra
Kalo në kategori