LAJMI I FUNDIT:

Kuzhinierë shqiptarë me famë botërore, pjesë e Festivalit të Gastronomisë në Prishtinë

Kuzhinierë shqiptarë me famë botërore, pjesë e Festivalit të Gastronomisë në Prishtinë

Programi i edicionit të parë të festivalit të gastronomisë ”Bukë e kripë e zemërbardhë”, i cili do të mbahet me 13 dhe 14 Korrik në sheshin ”Zahir Pjaziti” në Prishtinë, do nderohet me praninë e kuzhinierëve shqiptarë të njohur, Faruk Neziri dhe Përparim Babalija.

Të arriturat e shqiptarëve në industrinë e ushqimit, hotelerisë dhe turizmit në botë nuk kanë të ndalur, këtë e tregon fakti që sot në mbarë botën janë më shumë se 20,000 restorante, bare e hotele të cilat janë në pronësi të shqiptarëve.

Një ndër kuzhinierët më të njohur shqiptarë në botë është Faruk Neziri, mysafir në këtë edicion të festivalit të gastronomisë në Prishtinë. Pas përfundimit të studimeve me rezultate të larta në Beograd, Chef Faruk Neziri kreu disa praktika në shtete të ndryshme evropiane, falë të cilave filloi rrugëtimin e tij si mjeshtër i kuzhinës. Pas 12 viteve punë të palodhshme në Romë, Faruku zhvendoset në Asola (Mantova), ku implementon punën e tij si shef kuzhine në restorantin ”La Filanda”.

Gjatë karrierës së tij, Faruku ka fituar disa çmime ndërkombëtare, ku vlen të përmendet çmimi i vitit 2013 të cilin ia dha presidenti i Republikës Italiane Giorgio Napolitano si ”Talenti italian në botë” dhe në të njëjtën kohë e pajisi atë më shtetësi italiane. Duke e ndjekur ëndrrën e tij, Chef Faruk Neziri në vitin 2016 hap restorantin e tij ”La Perla Graz” në qendër të qytetit Graz në Austri, i cili në Tetor të vitit 2018 fiton çmimin si një prej 100 restoranteve më të mirë Italianë në botë.

Në anën tjetër Chef Përparim Babalija, me pasionin e tij të lindur për gatimin, tash e sa vite e ka dëshmuar vetën e tij në gastronomi. Për katër vite ka studiuar në “Academie Culinare de France” dhe “Paul Bocuse Institute”, e njëkohësisht edhe ka punuar në restorante të nivelit të lartë Michelin star, si dhe ka qenë pjesë e Akademisë “Kuchnia Molekularna” (kuzhinë molekulare).

Përparimi gatimit i ka dhuruar ngjyrë tjetër, duke i shtuar shije dhe duke i ruajtur thelbin, me anë të gërshetimit të traditës dhe modernës në një pjatë, Përparimi ka krijuar konceptin e tij mbi kuzhinën, të quajtur Përparim Babalija Concept. Sipas tij, ”Kuzhina e mirë është si dashuria, gjërat e veçanta lindin gjithmonë nga përbërës të thjeshtë, por kthehen në magjike nga fantazia”.

Faruku dhe Përparimi, për herë të parë propozojnë një kuzhinë shqiptare me një prekje moderne e që janë duke e promovuar në të gjithë botën.

Artikull i sponzorizuar

Në trend Ekonomi

Më shumë
Agjencia e Ushqimit del me sqarime lidhur me cilësinë e mishit në Kosovë

Agjencia e Ushqimit del me sqarime lidhur me cilësinë e mishit në Kosovë

Ekonomi
Si i përdorin aplikacionet për konsum gjeneratat e reja në Kosovë?

Si i përdorin aplikacionet për konsum gjeneratat e reja në Kosovë?

Ekonomi
Fillo udhëtimin e ri në botën e librave - Shkarko aplikacionin DukagjiniBooks

Fillo udhëtimin e ri në botën e librave - Shkarko aplikacionin DukagjiniBooks

Dukagjini Bookstore
Fitoni dhurata ekskluzive nga Samsung në foleja.com

Fitoni dhurata ekskluzive nga Samsung në foleja.com

Foleja
30 vjet në shërbim të edukimit dhe të kulturës: Shtëpia botuese “Dukagjini” ju uron Ditën Botërore të Librit

30 vjet në shërbim të edukimit dhe të kulturës: Shtëpia botuese “Dukagjini” ju uron Ditën Botërore të Librit

Dukagjini Publishing House
Arianit Koci paralajmëron vizita në Japoni e Afganistan, teston fillimisht internetin e 99esim.com në Greqi

Arianit Koci paralajmëron vizita në Japoni e Afganistan, teston fillimisht internetin e 99esim.com në Greqi

99esim.com
Kalo në kategori