LAJMI I FUNDIT:

Kuvendi sot mban seancë për Ditën e Gruas, deputetëve u drejtohet Vasfije Krasniqi

Kuvendi sot mban seancë për Ditën e Gruas, deputetëve u drejtohet Vasfije Krasniqi
Foto: Arkiv
Reklama

Kuvendi i Kosovës me rastin e Ditës Ndërkombëtare të Gruas, 8 Marsit, të hënën mban seancë të veçantë.

Kjo seancë do t’i kushtohet ngritjes së vetëdijes së shoqërisë për të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës së fundit në Kosovë.


Seanca mbahet në orën 11.00, kurse deputetëve të Kuvendit të Republikës do t’u drejtohet Vasfije Krasniqi-Goodman.

Vasfije Krasniqi është njëra nga femrat e rralla kosovare që ka folur për dhunën e përjetuar seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Ajo si 16-vjeçare ishte marrë nën kërcënimin e armëve nga shtëpia e saj më 13 prill 1999 nga një burrë me uniformë të Policisë së Serbisë.

Rreth 20 mijë gra i janë nënshtruar dhunës seksuale gjatë luftës së fundit. Vasfije Krasniqi tanimë jeton në SHBA dhe është nënë e dy fëmijëve. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e të dyshuarit për grabitjen në Suharekë, a reagoi sipas protokollit Policia e Kosovës?

Vrasja e të dyshuarit për grabitjen në Suharekë, a reagoi sipas protokollit Policia e Kosovës?

Siguri
Shtetasit suedezë i morën me qera veturat Porsche dhe BMW në Aeroportin

Shtetasit suedezë i morën me qera veturat Porsche dhe BMW në Aeroportin "Adem Jashari", dhe nuk i kthyen më

Kronika e Zezë
Hovenier: Unë fle rehat duke e ditur që NATO dhe ushtarët amerikanë janë në veri të Kosovës

Hovenier: Unë fle rehat duke e ditur që NATO dhe ushtarët amerikanë janë në veri të Kosovës

Siguri
Gruaja që u vra nga grabitësit në Prishtinë ishte shtetase e Suedisë, lajmi bën jehonë edhe në mediat atje

Gruaja që u vra nga grabitësit në Prishtinë ishte shtetase e Suedisë, lajmi bën jehonë edhe në mediat atje

Lajme
Fluturimet, Kosova e katërta në Evropë për rritjen e numrit e udhëtarëve

Fluturimet, Kosova e katërta në Evropë për rritjen e numrit e udhëtarëve

Lajme
Një 63-vjeçar dyshohet se ka dhunuar një të mitur në Pejë - ndalohet për 48 orë

Një 63-vjeçar dyshohet se ka dhunuar një të mitur në Pejë - ndalohet për 48 orë

Lajme
Kalo në kategori