LAJMI I FUNDIT:

Kuvendi i Shqipërisë, seancë plenare në orën 17:00 pa opozitën

Kuvendi i Shqipërisë, seancë plenare në orën 17:00 pa opozitën

Beteja politike mes opozitës dhe shumicës Qeverisëse në Shqipëri duket se është kthyer në një lojë takticienësh.

Ndërkohë që opozita njofton planet për protesta të përjavshme, çdo të enjte kur edhe zhvillohen seancat plenare të Kuvendit të Shqipërisë, pikërisht për të protestuar përpara legjislativit deri – siç pretendojnë, – në rrëzimin e Qeverisë së kryeministrit Edi Rama, duket se drejtuesit e Kuvendit zgjedhin të zhvendosin ditën e mbajtjes së seancës.


Kështu, Konferenca e Kryetarëve të grupeve parlamentare në legjislativin shqiptar ka vendosur në mbledhjen e sotme që në orën 17:00 të zhvillojë një seancë plenare, me gjasë për të zëvendësuar atë të javës së kaluar, që u anulua për shkak të protestës së paralajmëruar të opozitës, për të cilën pati informacione se do të ishte e dhunshme, por që rezultoi paqësore, por me një akt ekstrem të opozitës, atë të dorëzimit të mandateve parlamentare të disa prej deputetëve të saj, raporton Tch.

Në këtë seancë pritet të votohet për miratimin e strukturave organizative të KLGJ-së dhe KLP-së, që ishin njoftuar për të enjten. /Telegrafi/