Kuvendi i Kosovës sot po vazhdon seancën e 18 shtatorit, ndërsa seanca filloi me një minutë heshtje për komandantin e UÇK-së, Ahmet Krasniqin.

Në 22-vjetorin e rënies së Ahmet Krasniqit, sot në Vushtrri është përurua shtatorja e tij.

Edhe kryetarja e Kuvendit, Vjosa Osmani, ka përkujtuar kolonelin Ahmet Krasniqi, në 22 vjetorin e vrasjes së tij.

Ajo në ceremoninë e përurimit të shtatores së heroit Ahmet Krasniqi, ka thënë që nuk do të ndalen derisa të zbardhet vrasja e tij.