LAJMI I FUNDIT:

Kuvendi i Maqedonisë sot përfundoi diskutimin mbi Propozim-buxhetin e vitit 2018

Kuvendi i Maqedonisë sot përfundoi diskutimin mbi Propozim-buxhetin e vitit 2018

Kuvendi i Maqedonisë në suaza të seancës plenare të 26-të, sot përfundoi diskutimin mbi Propozim-buxhetin e plotësuar për vitin 2018, për të cilin do të votohet më vonë kur të krijohen kushtet sipas Rregullores së Kuvendit.

Sipas propozimit, të ardhurat e përgjithshme janë projektuar në 193,5 miliardë denarë, ndërsa shpenzimet në 211,7 miliardë denarë. Deficiti buxhetor është projektuar në 18,2 miliardë denarë ose 2,7 për qind nga BPV-ja, gjegjësisht ulje në krahasim me vitin e kaluar për 0,2 për qind pikë. Shkalla e inflacionit pritet të jetë në nivel prej 1,7 për qind. Në vitin 2018 nuk planifikohen ndryshime më të mëdha tatimore. Është planifikuar rritje e akcizës së naftës për tre denarë.


Sipas ministrit Dragan Tevdovski, në propozim-buxhetin për vitin 2018 janë paraparë më shumë mjete për shtyllat kyçe të shoqërisë, paga më të larta në armatë, shoqëri, arsim dhe kujdes të fëmijëve. Ka më shumë mjete për përafrim deri te standardet e NATO-s, për mbështetje të ndërmarrjeve vendore dhe për masat për punësim, si dhe për investime kapitale, ndërsa ka edhe për kthimin e borxheve paraprakisht të marra dhe detyrimeve të papaguara.
Sipas ministrit Dragan Tevdovski, propozim-buxheti e tregon përcaktimin e fuqishëm të qeverisë për shpenzim efikas, ekonomik dhe transparent të parave të shtetit.

Në buxhetin për vitin 2018 për pagesën e pagave janë projektuar 27.1 miliardë denarë, ku është paraparë rritje e pagave për pjesëtarët e ARM-së për 10 për qind nga janari edhe për pesë për qind rritje të pagave nga tetori i punonjësve shëndetësorë dhe të punësuarve në shkollat fillore dhe të mesme dhe kopshte. Për mallra dhe shërbime janë projektuar 17.6 miliardë denarë, për transfere sociale 98.8 miliardë denarë, për të drejtat e mbrojtjes sociale janë planifikuar tetë miliardë denarë , ku përfshihen mjete për subvencionimin e pagës minimale në vlerë prej 461 milionë denarë, për investimet kapitale janë ndarë 24.1 miliardë denarë dhe ato janë më të larta për 3.2 për qind që nga viti 2017.

Pritet që në vitin e ardhshëm ekonomia vendore në mënyrë plotësuese të rimëkëmbet nga ndikimet negative të pasigurisë politike në vend në gjysmën e parë të këtij viti. Projeksioni për rritjen reale ekonomike për vitin e ardhshëm është 3,2 për qind. Nxitës i konsiderueshëm i rritjes ekonomike pritet të jetë konsumi privat i cili pritet të shënojë rritje prej 2,8 për qind në bazë reale.

Në seancën në të cilën debatohej për Propozim buxhetin plotësues për vitin 2018 nuk morën pjesë deputetët e OBRM-PDUKM-së./Telegrafi/