LAJMI I FUNDIT:

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut sot voton për ministrat e rinj

Kuvendi i Maqedonisë së Veriut sot voton për ministrat e rinj

Deputetët e Kuvendit të Maqedonisë sot duhet të votojnë për propozimet për shkarkimin e disa anëtarëve të Qeverisë dhe emërimin e ministrave të rinj.

Deputetë do të votojnë për zgjedhjen Trajan Dimovskit për ministër të ri të Bujqësisë, Naser Nuredinit ministër për Mjedis Jetësor, Huysni Ismaili ministër për Kulturë, Goran Milevski për Vetëqeverisjes Lokale, kryeministrit Zoran Zaev për ministër të Financave dhe Sadulla Durakut për Sisteme Politike dhe Marrëdhënieve mes Bashkësive.

Kuvendi duhet t’i shkarkoj Dragan Tevdovskin nga posti i ministrit të Financave, Ljupço Nikollovski nga funksioni i ministrit për Bujqësi, Suhejl Fazliu nga posti i ministrit të Vetëqeverisjes Lokale, Sadulla Duraku nga posti i ministrit të Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, Zoran Shapuriq nga posti i ministrit pa resor përgjegjës për investime dhe Hazbi Likën nga posti i ministrit pa resor përgjegjës për zbatimin e marrëveshjes së Ohrit.

Emrat e rinj të ministrave në Qeveri, kryeministri Zaev i publikoi të dielën në Vallandovë, ndërsa më pas propozimet i dorëzoi në Kuvend.

Të gjitha ndryshimet në pushtetin ekzekutiv, kryeministri Zaev pret që të përfundojnë në fund të muajit dhe ka paralajmëruar se do të ketë rreth 200 ndryshime në pushtetin qendror./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Katër votat kundër Kosovës në Këshillin e Evropës dhe një abstenim, gjithçka që duhet të dini

Muhamet Hajrullahu
Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Dyshohet se ishte duke u përgatitur për ta kryer një vrasje, arrestohet i dyshuari në Pejë

Kronika e Zezë
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori