Kuvendi i Republikës së Maqedonisë në suaza të seancës së 26-të plenare sot me 62 vota “për” dhe asnjë votë “kundër” ose “të përmbajtur” e miratoi Buxhetin për vitin 2018, sipas të cilit të ardhurat e përgjithshme janë projektuar në 193,5 miliardë denarë, ndërsa shpenzimet në 211,7 miliardë denarë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Deficiti buxhetor është projektuar në 18,2 miliardë denarë ose 2.7 për qind nga BPV-ja, gjegjësisht ulje në krahasim me vitin e kaluar për 0,2 për qind pikë. Shkalla e inflacionit pritet të jetë në nivel prej 1,7 për qind. Në vitin 2018 nuk planifikohen ndryshime më të mëdha tatimore. Është planifikuar rritje e akcizës së naftës për tre denarë.
Sipas ministrit Dragan Tevdovski, në propozim-buxhetin për vitin 2018 janë paraparë më shumë mjete për shtyllat kyçe të shoqërisë, paga më të larta në armatë, shoqëri, arsim dhe kujdes të fëmijëve. Ka më shumë mjete për përafrim deri te standardet e NATO-s, për mbështetje të ndërmarrjeve vendore dhe për masat për punësim, si dhe për investime kapitale, ndërsa ka edhe për kthimin e borxheve paraprakisht të marra dhe detyrimeve të papaguara.
Buxheti, siç tha ministri e tregon përcaktimin e fuqishëm të qeverisë për shpenzim efikas, ekonomik dhe transparent të parave të shtetit.
Në buxhetin për vitin 2018 për pagesën e pagave janë projektuar 27.1 miliardë denarë, ku është paraparë rritje e pagave për pjesëtarët e ARM-së për 10 për qind nga janari edhe për pesë për qind rritje të pagave nga tetori i punonjësve shëndetësorë dhe të punësuarve në shkollat fillore dhe të mesme dhe kopshte. Për mallra dhe shërbime janë projektuar 17.6 miliardë denarë, për transfere sociale 98.8 miliardë denarë, për të drejtat e mbrojtjes sociale janë planifikuar tetë miliardë denarë , ku përfshihen mjete për subvencionimin e pagës minimale në vlerë prej 461 milionë denarë, për investimet kapitale janë ndarë 24.1 miliardë denarë dhe ato janë më të larta për 3.2 për qind që nga viti 2017.
Deficiti buxhetor prej 18,2 miliardë denarë dhe 22,7 miliardë denarë për pagesë të borxheve të vjetra do të nevojiten 40,9 miliardë denarë të cilat shteti do t’i sigurojë përmes kombinimit të huamarrjes jashtë shtetit dhe në tregun vendor përmes letrave shtetërore me vlerë.
“Jemi fuqishëm të bindur që kjo qasje në linjë të fundit do të sigurojë përmirësimin e performancave ekonomike dhe standardin e jetesës. Në të njëjtën kohë, ulja e deficitit buxhetor paraqet konfirmimi më të mirë për pune të nikoqirit të mirë dhe të përgjegjshme, jo një humbje e parave të popullit siç ishte në praktikë në të kaluarën”, theksoi ministri.
Pritet që në vitin e ardhshëm ekonomia vendore në mënyrë plotësuese të rimëkëmbet nga ndikimet negative të pasigurisë politike në vend në gjysmën e parë të këtij viti. Projeksioni për rritjen reale ekonomike për vitin e ardhshëm është 3,2 për qind. Nxitës i konsiderueshëm i rritjes ekonomike pritet të jetë konsumi privat i cili pritet të shënojë rritje prej 2,8 për qind në bazë reale./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Ndalohet një person në Tetovë, dyshohet për vjedhje
Dita e Lirisë së Shtypit, Rama: Duhen veprime të mëtejshme për të përmirësuar mjedisin mediatik
Osmani: Liria e shtypit thelbësore për demokracinë – beteja kundër lajmeve të rreme dhe dezinformatave nuk ka qenë kurrë më urgjente
Dënohet me 24 vjet burgim prizrenasi, e kishte dhunuar seksualisht një vajzë nën moshën 14-vjeçare
Mediat në Ballkan, politika, ndikimi dhe sulmet ndaj gazetarëve “Reporterët Pa Kufij” japin alarmin e shqetësimin
Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë kërkon ndryshime urgjente në kalendarin e festave zyrtare - të mos pushohet në ditët e javës kur festat bien në vikend
Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet
Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij
Mexhiti, Ahmetit: A është e vërtetë se keni bërë thirrje për bojkot të zgjedhjeve presidenciale
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Bëhen bashkë pas dy vitesh Blero e Afrona Dika
Çfarë thuhet në alarmin e NATO-s për aktivitetet 'armiqësore' ruse në Evropë?
“Thellohet misteri” – bleu apo jo SHBA-ja, 81 aeroplanë të vjetër sovjetikë nga Kazakistani?
Nga qershori Aeroportit të Prishtinës i shtohet edhe një linjë e re fluturimi
Xhaka me Bayer Leverkusenin hap të madh drejt finales, Roma bie në ‘Olimpico’
"Nuk ka mbaruar ende, na duhet edhe një gol kundër Romës për finale" - Xhaka flet pas fitores së madhe