Kuvendi 24 orë nën vëzhgim të Policisë (Foto)

Policia e Kosovës, derisa ende është në kërkim të autorëve të sulmit me granatë ndaj objektit të Kuvendit të Kosovës, ka shtuar masat e sigurisë përreth objektit të legjislativit të vendit.
Si pasojë e sulmit të fundit, tashmë përreth objektit të Kuvendit të Kosovës vazhdimisht po qëndrojnë forca policore, të cilat nga afër po vëzhgojnë objektin e institucionit më të lartë shtetëror, i cili brenda pak muajsh disa herë ishte cak i sulmeve. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
07/08/2016
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate






















































