LAJMI I FUNDIT:

Kushtetuesja për kërkesën e VV-së për demarkacionin: Nuk ka shkelje ligjore

Kushtetuesja për kërkesën e VV-së për demarkacionin: Nuk ka shkelje ligjore

Gjykata Kushtetuese duke vendosur sipas kërkesës së Glauk Konjufcës dhe 11 deputetëve të tjerë, ka gjetur se kjo marrëveshje nuk është në kundërshtim me Kushtetutën e Republikës së Kosovës.

KALLXO.com ju sjell më poshtë përmbajtjen e vendimit të Kushtetueses në lidhje me këtë marrëveshje.


“Gjykata konstatoi njëzëri se Ligji nr. 06/L-060 për Ratifikimin e Marrëveshjes dhe procedura për miratimin e tij nuk ishin në kundërshtim me Kushtetutën. Gjykata gjithashtu njëzëri refuzoi kërkesën e parashtruesve për të vlerësuar Marrëveshjen Ndërkombëtare për Demarkacionin e Kufirit Shtetëror ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi pasi që nuk është ratione materiae në pajtim me Kushtetutën dhe kështu jashtë fushëveprimit të juridiksionit të Gjykatës”, thuhet në njoftimin e Gjykatës Kushtetuese.

Parashtruesit e kërkesës e kanë dorëzuar kërkesën në Gjykatë për vlerësim të kushtetutshmërisë së Ligjit nr. 06/L-060 për Ratifikimin e Marrëveshjes për Kufirin Shtetëror në mes të Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi. Ata pretendojnë se procedura e ndjekur për miratim si dhe përmbajtja e Ligjit për Ratifikimin e Demarkacionit, janë në kundërshtim me nenet 1 [Përkufizimi i Shtetit], 2 [Sovraniteti], 4 [Forma e Qeverisjes dhe Ndarja e Pushtetit], 18 [Ratifikimi i Marrëveshjeve Ndërkombëtare], 125 [Parimet e Përgjithshme], 126 [Forca e Sigurisë e Kosovës], 127 [Këshilli i Sigurisë i Kosovës], 128 [Policia e Kosovës] dhe 129 [Agjencia e Kosovës për Inteligjencë] të Kushtetutës së Republikës së Kosovës.

Gjykata e ka deklaruar kërkesën të pranueshme për shkak se parashtruesit ishin palë të autorizuara sipas nenit 113.5 të Kushtetutës, e kishin dorëzuar kërkesën brenda afatit prej 8 (tetë) ditësh siç kërkohet me nenin 113.5 të Kushtetutës, dhe kishin respektuar kriteret e parapara me nenin 42 të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese.

Pas shqyrtimit të pretendimeve të parashtruesve të kërkesës, bazuar në praktikën e saj të themeluar gjyqësore, Gjykata rikujtoi se Ligji për Ratifikimin e Demarkacionit dhe Marrëveshja Ndërkombëtare për Demarkacionin janë dy akte të veçanta ligjore. Gjykata rikujtoi se është kompetente në bazë të Kushtetutës që ta vlerësojë “Ligjin” për pajtueshmërinë me Kushtetutën, si në substancën e tij, po ashtu edhe në procedurën e ndjekur për miratimin e tij. Megjithatë, Gjykata rikujtoi se nuk është kompetente që ta vlerësojë substancën e “Marrëveshjes Ndërkombëtare” për pajtueshmërinë me Kushtetutën.

Gjykata konstatoi njëzëri se Ligji nr. 06/L-060 për Ratifikimin e Marrëveshjes dhe procedura për miratimin e tij nuk ishin në kundërshtim me Kushtetutën. Gjykata gjithashtu njëzëri refuzoi kërkesën e parashtruesve për të vlerësuar Marrëveshjen Ndërkombëtare për Demarkacionin e Kufirit Shtetëror ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Malit të Zi pasi që nuk është ratione materiae në pajtim me Kushtetutën dhe kështu jashtë fushëveprimit të juridiksionit të Gjykatës’, thuhet në vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Lajme
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Lajme
Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Lajme
Kalo në kategori