LAJMI I FUNDIT:

Kushaj nga Këshilli Grevist: Së shpejti do të njoftojmë për pezullim apo vazhdim të grevës

Kushaj nga Këshilli Grevist: Së shpejti do të njoftojmë për pezullim apo vazhdim të grevës

Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë (SBASHK) është duke kërkuar mendimin e anëtarësisë për pezullimin e grevës në arsim, ndërsa lidhur me atë nëse do ta vazhdojnë ose pezullojnë grevën vendimi do të merret deri në fundjavë.

Kryetari i Këshillit Grevist, Reshit Kushaj, tha për Telegrafin se shkresa iu është dërguar anëtarësisë së SBASHK-ut dhe gjatë fundjavës, pas analizës do të dilet me një njoftim për pezullimin apo vazhdimin e grevës.


“Dje edhe sot dhe nëse duhet edhe nesër do të bëhet analiza e grevës, do t’i marrim idetë dhe sugjerimet nëse do të vazhdohet me grevë apo të pezullohet greva. Do të thotë derisa të vijnë të gjitha informatat dhe të analizohet gjendja dhe kjo do të bëhet e ditur edhe për juve dhe për Këshillin e BSPK-së, deri në vikend gjithsesi do të ketë diçka zyrtare”, tha ai.

Tutje Kushaj, thotë se me kërkesën e anëtarësisë kanë hyrë në grevë dhe vetëm me kërkesën e saj do të dalin nga greva.

“Ne ia kemi dërguar shkresën edhe anëtarësisë edhe mediave gjatë ditës së djeshme. Përmbajtja e shkresës i drejtohet anëtarësisë sindikale, ku ne me kërkesën e anëtarësisë jemi futur në grevë dhe me kërkesën e saj mund ta ndërpremë apo pezullojmë grevën”, deklaroi ai.

Shkresa u publikua nga SBASHK gjatë ditës së mërkurë, ku në të është dhënë ideja që mësimi të fillojë me 3 tetor dhe greva të pezullohet më së largu deri në janar të viti të ardhshëm.

“Duke u nisur nga kjo Këshilli grevist i SBASHK-ut bazuar në Kontratën kolektive dhe sipas ligjit për grevën, e duke e analizuar ecurinë e grevës deri më tash, kërkon mendimin e anëtarësisë grevistë që nga çerdhet e deri në universitete lidhur me idenë për pezullimin e grevës më së largu deri në janar 2023 dhe që grevistët t’i rikthehen mësimit që nga data 3 tetor 2022”, thuhet në kërkesën e SBASHK-ut./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
Biseda telefonike ndërmjet presidentit francez Macron dhe kryeministrit Kurti, anëtarësimi në Këshill të Evropës dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe

Biseda telefonike ndërmjet presidentit francez Macron dhe kryeministrit Kurti, anëtarësimi në Këshill të Evropës dhe Asociacioni i komunave me shumicë serbe

Lajme
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni - gjithçka që duhet të dini

Zgjedhjet presidenciale në Maqedoni - gjithçka që duhet të dini

Politikë
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Lajme
Kalo në kategori