Këngëtarja Dafina Dauti ka kohë që nuk ka publikuar ndonjë projekt të ri muzikor, gjersa për festat e fundvitit ka përgatitur këngën e saj më të re.

Ajo ka qenë e pranishme në disa programe festive, teksa i ka kushtuar kujdes maksimal përzgjedhjes së veshjes në paraqitjet e saj.


Dafina ka publikuar së fundmi një video në Instagram Story, ku shfaqet mjaft elegante në një fustan të shkurtër, ngjyrë blu.

Fustani i hapur i linte asaj mundësinë që të bënte lëvizje të lira, teksa Dauti ka falenderuar stilistin e saj Arbnor Aliu, i cili ia mundësoi që të 'fluturojë' lirshëm me këtë veshje. /Telegrafi/

dafina 3 Dafina 'fluturon' me fustanin e saj të përgatitur nga stilisti Arbnor Aliu. Foto nga Instagram Story.