LAJMI I FUNDIT:

Kush mund ta zgjidhë testin e Harvardit të vitit 1869? Testoni inteligjencën dhe logjikën tuaj!

Kush mund ta zgjidhë testin e Harvardit të vitit 1869? Testoni inteligjencën dhe logjikën tuaj!

Mundohuni ta zgjidhni këtë test, dhe sinqerisht – a jeni mjaft të zgjuar për t’u regjistruar në universitete prestigjioze?

Prej vitesh, Universiteti i Harvardit njihet në botë, së bashku me Cambridge dhe Oxfordin, si një nga më prestigjiozët dhe më cilësorët në aspektin arsimor. Disa nga mendjet më të mëdha të sotme ishin studentët e Harvardit.


Përveç notave shembullore nga shkolla e mesme, në Harvard ju pret një test i veçantë dhe i bërë me shumë kujdes, transmeton Telegrafi.

Sipas YouTube, në vitin 1869, kjo detyrë e algjebrës u përfshi në këtë provim pranues:

“Një burrë bleu një orë, një zinxhir dhe një varëse për 216 dollarë. Ora dhe varësja së bashku kushtojnë tri herë më shumë se zinxhiri, kurse zinxhiri dhe varësja kushtojnë sa vlera e gjysmës së orës. Sa kushton secila veç e veç?”

A mund ta zgjidhni këtë detyrë?

Përgjigja e saktë është 144, ndërsa ju shikoni videon se si erdhën tek ajo zgjidhje:

/Telegrafi/