LAJMI I FUNDIT:

Kush janë studentët e huaj që studiojnë në Kosovë?

Kush janë studentët e huaj që studiojnë në Kosovë?

Falë bashkëpunimeve të veçanta dhe të suksesshme për shkëmbim të studentëve,me Universitete nëpër Evropë në kuadër të programit Erasmus+, Kolegji Universum, është instutucioni i parë në Kosovë, i cili përveç që ka dërguar studentë nga Kosova të studiojnë jashtë vendit, këtë semestër akademik që po lëmë pas, ka sjellur edhe studentë të huaj të studiojnë në Kosovë.

Gamze Şahin dhe Taha Eren Çon, janë studentët e parë që nga Afyon Kocatepe University i Turqisë, një semestër kanë ndjekur në Kolegjin Universum. Jo vetëm studentët kosovar ëndërrojnë që të studiojnë jashtë vendit, të njëjtën ëndërr e bënë realitet edhe këta dy të rinj nga Turqia.


Gjatë këtij semestri, përveç përfshirjes në aktivitete akademike, Gamze dhe Taha Eren, patën mundësinë të vizitojnë edhe shumë vende turistike dhe monumente kulturore e historike të vendit tonë, Kosovës. Sipas tyre kjo ishte dhe do mbetet gjithmonë, një nga përvojat më të paharrueshme të jetës së tyre.

Programi Erasmus+ është programi më i popullarizuari në Evropë për shkëmbim të studentëve, përmes të cilit, 42 studentë të Kolegjit Universum kanë studiuar nëpër këto Universitete për një semestër. Çdo studentë ka përfituar një bursë rreth 5075 Euro, nga të cilat 800€ kompenzim mujor dhe 264€ kompenzim për shpenzime të transportit.

Ky kolegj me punë të vazhdueshme po e vendosë Kosovën në hartën e botës, sepse deri më tani ka nënshkruar rreth 25 marrëveshje me universitete jashtë Kosovës, në kuadër të programit Erasmus+.

Universitetet nëpër të cilat kanë studiuar këta studentë, e ku do ta kenë mundësinë edhe studentët e rinj, përfshijnë shtetet si Gjermania, Italia, Turqia, Latvia, Portugali, Kroacia, Polonia, Rumania, Lituania, Sllovenia, Irlanda, Bullgaria.

Në kuadër të këtij programi kanë përfituar edhe stafi akademik si dhe ai administrativ. Po ashtu, shumë profesorë nga këto Universitete kanë ardhur në Kolegjin Universum të ligjërojnë përpara studentëve të këtij Kolegji. E gjitha kjo bëhet me qëllim të ngritjes së cilësisë së arsimit në Republikën e Kosovës.

Për më shumë informata ju lutem ndiqni faqen në facebook, kontaktoni në +377 44 144 062 ose direkt duke klikuar këtu.

Kolegji Universum, mbetet lider për mundësitë Ndërkombëtare për studentët!

Artikull i sponzorizuar

Në trend Lajme

Më shumë
Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Gazeta ukrainase: Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës për Kosovën është humbje historike për Serbinë

Lajme
Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Policia serbe e dërgon në paraburgim mërgimtarin nga Gjakova që e arrestoi në kufi

Siguri
Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd:

Arrestimi i zv.drejtorit të Policisë së Kosovës, analistët në Beograd: "Shfaqja e muskujve" nga Vuçiqi

Lajme
U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

U arrestua nga Serbia, lirohet zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës

Lajme
Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Haradinaj: Ne e ruanim Asociacionin për njohje të Serbisë ose për anëtarësim në NATO, Kurti e dha për Këshillin e Evropës

Lajme
Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Maltretimi i kosovarëve në Serbi, eurodeputetja holandeze i reagon Vuçiqit

Lajme
Kalo në kategori