LAJMI I FUNDIT:

Kush ishte Tayseer al-Jabari, komandanti më i lartë i “Xhihadit Islamik” i vrarë nga Izraeli?

Kush ishte Tayseer al-Jabari, komandanti më i lartë i “Xhihadit Islamik” i vrarë nga Izraeli?

Tayseer al-Jabari, komandanti i lartë i Xhihadit Islamik i vrarë gjatë bombardimit të një apartamenti në Rripin e Gazës të premten, ishte përgjegjës për arsenalin e raketave dhe koordinatori kryesor i grupit me Hamasin.

Jabari zëvendësoi Baha Abu Al-Ata, një tjetër komandant i Xhihadit Islamik, të cilin Izraeli e vrau në një sulm ajror të ngjashëm në nëntor të vitit 2019.


Jabari, 50 vjeç, ka qenë anëtar i Xhihadit Islamik për dekada dhe është ngjitur në radhët e grupit që mbështetet nga Irani dhe udhëheqësit e të cilit jetojnë në Siri.

Organizata palestineze "Xhihadi Islamik" lanson raketa drejt Izraelit
Lexo po ashtu Organizata palestineze "Xhihadi Islamik" lanson raketa drejt Izraelit

Ai u tha se ishte i përfshirë në planifikimin e sulmeve të rëndësishme kundër Izraelit, duke përfshirë përdorimin e raketave antitank.

Forcat ushtarake izraelite njoftuan se kishte mbledhur informacione për planet e Jabarit disa javë më parë dhe para arrestimit të operativit të lartë të Xhihadit Islamik në Bregun Perëndimor në fillim të javës, i cili u përdor nga grupi terrorist si një justifikim për të përshkallëzuar situatën përgjatë kufiri, raporton jerusalempost.

Vitin e kaluar – gjatë konfliktit të fundit midis Izraelit dhe Gazës – një celulë që komandonte Jabari, qëlloi mbi një veturë izraelite që udhëtonte pranë kufirit me Gazën. Një izraelit u plagos lehtë.

“Jabari drejtoi sulmet gjatë Operacionit Ruajtësi i Mureve dhe mbikëqyri hedhjen e qindra raketave kundër Izraelit”, tha zëdhënësi i IDF-së, Brig. General Ran Koçav.

Udhëheqësi i Xhihadit Islamik Ziad al-Nakhalah u zotua të hakmerret për vrasjen e Jabarit.

Të paktën 15 të vdekur në sulmin e izraelitëve në Rripin e Gazës - publikohen në rrjetet sociale skenat e tmerrshme
Lexo po ashtu Të paktën 15 të vdekur në sulmin e izraelitëve në Rripin e Gazës - publikohen në rrjetet sociale skenat e tmerrshme

“Ne po shkojmë në betejë dhe nuk ka armëpushim pas këtij sulmi ajror. Rezultatet e kësaj lufte do të jenë në favor të popullit palestinez. Armiku duhet të presë një betejë, jo një armëpushim”, tha Nakhalah.

Ndryshe, Xhihadi Islamik së fundi ka lansuar disa raketa në drejtim të shtetit izraelit, por që nuk kanë shkaktuar viktima. /Telegrafi/