LAJMI I FUNDIT:

Kush është vogëlushja që mahniti publikun me interpretimin e saj në këngën e Rozana Radit? (Video)

Kush është vogëlushja që mahniti publikun me interpretimin e saj në këngën e Rozana Radit? (Video)

Këngëtarja Rozana Radi mahniti mbrëmë (e shtunë) publikun në Pallatin e Kongreseve, me interpretimin e këngës së saj të fuqishme “Ma thuaj ti”, këngë edhe e cila e nxori fituese të këtij viti në “Kënga Magjike”.

Përveçse melodi dhe tekst, shikuesit kanë patur mundësinë të ndjekin edhe interpretim dhe performancë të shkëlqyer nga Rozana, bashkë me ‘mikeshën’ e saj të vogël, e cila zbukuroi skenën me aktrimin e saj.


Një pikëpyetje e madhe është ngirtur vazhdimisht tek publiku, të cilët donin të dinin se kush është vajza e vogël që me aq mjeshtri aktron në interpretimin e këngës “Ma thuaj ti”?

Rozana Radi fiton në “Kënga Magjike 2016”: “Ma thuaj ti” triumfon në finalen e madhe (Video)
Lexo po ashtu Rozana Radi fiton në “Kënga Magjike 2016”: “Ma thuaj ti” triumfon në finalen e madhe (Video)

Bianka Toçila është emri i saj, dhe është vetëm 7 vjeçe e gjysmë. Për të ishte hera e parë që shfaqej para publikut. gjersa ishte Rozana ajo që e ngjiti në skenë, në formën më të bukur të mundshme por ndoshta edhe më të trishtë, pasi Bianka ka rolin e një vajze së cilës i duhet të dëgjojë grindjet e së ëmës dhe të atit, një marrëdhënie drejt fundit.

Megjithatë, këngëtarja është shprehur se nuk ka ndërhyrë aspak në emocionet e vajzës, madje e ka lënë ‘të lirë’ të bëjë çfarëdo në skenë, mjafton të ndjek shembullin e saj, e cila në rastin konkret ishte ‘nëna’ e cila po vuante dënimin e këngës.

Rozana mes emocionit dhe dhimbjes falenderon ëngjëjt: Sa shumë e kam ëndërruar këtë moment
Lexo po ashtu Rozana mes emocionit dhe dhimbjes falenderon ëngjëjt: Sa shumë e kam ëndërruar këtë moment

“Fëmijët duhen mbrojtur. Unë nuk mund t’i tregoja një fëmije aq të vogël e të brishtë që do bësh këtë e atë. Jo, unë e lashë Biankën në natyrshmërinë e saj dhe i thashë vetëm: Çfarë do bëje ti për të mbrojtur mamin nëse ajo rrëzohet?”, mësohet të ketë thënë këngëtarja.

Përndryshe, e ardhmja e vogëlushes drejt rrugës së artit duket të jetë vërtetë interesante, përderisa edhe e ka nisur me këmbën e mbarë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

U tha se do të vinte në Shqipëri për t'u takuar me Heidin në Big Brother - Massimiliano Varrese vjen me një mesazh në shqip

Magazina
Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA

Egla Ceno në gjendje të rëndë shëndetësore, pritet vendimi për rrugëtimin e saj në BBVA

Magazina
Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Uroi çiftin për lindjen e vajzës gjatë spektaklit të Big Brother, Kiara Tito i reagon Ledion Liços

Magazina
Oriola Marashi e

Oriola Marashi e "ndezë" rrjetin, pozon me të brendshme duke i lënë fare pak vend imagjinatës

Magazina
Egla flet për herë të parë pas komplikimeve shëndetësore, tregon për gjendjen e saj

Egla flet për herë të parë pas komplikimeve shëndetësore, tregon për gjendjen e saj

Magazina
Xhensila si duket mori trauma nga rrëzimi në skenë, bëri veprimin e papritur në koncertin e saj më të fundit

Xhensila si duket mori trauma nga rrëzimi në skenë, bëri veprimin e papritur në koncertin e saj më të fundit

Magazina
Kalo në kategori