LAJMI I FUNDIT:

Kush është refugjati që shkaktoi masakrën e Berlinit që erdhi përmes Ballkanit – si hyri në Gjermani dhe grabiti kamionin (Foto)

Kush është refugjati që shkaktoi masakrën e Berlinit që erdhi përmes Ballkanit – si hyri në Gjermani dhe grabiti kamionin (Foto)

Terroristët u kthyen sërish për të goditur Europën dhe këtë herë zgjodhën një i markatë për Krishtlindjet në kryeqytetin e Gjermanisë në Berlin, ku një kamion hyri me shpejtësi në afërsi të një kishe duke marrë përpara turmën e njerëzve që qëndronin para markatës së Krishtlindjeve, e më pas u përplas me një pemë, duke lënë pas të paktën 12 të vdekur dhe 48 të plagosur.

Disa orë pas tragjedisë, gazeta gjermane Bild thotë se drejtuesi i kamionit dyshohet të jetë një refugjat pakistanez 23-vjeçar.


Duke cituar burime pranë grupit të hetimit, Bild thotë se i riu ka mbërritur në Berlin në muajin shkurt nëpërmjet Ballkanit dhe quhet Naved B.

Ndërsa autori i masakrës është mundur të kapet nga policia, burimet pranë tyre thonë se kanë gjetur të vdekur shoferin e vërtetë të kamionit një shtetas polak që transportonte trarë çeliku nga Polonia për në Gjermani.

Shoferi u gjet pranë një kabine, ndërsa polica ka dyshime të forta që ai mund të jetë vrarë nga pakistanezi.

Policia e Berlinit kërkon që të gjithë qytetarët të bashkëpunojnë me autoritetet dhe t’ju vënë në dispozicion të gjitha fotot dhe videot që mund të kenë në lidhje me këtë ngjarje, sepse kjo do t’i shërbente hetimeve. Nga ana tjetër policia iu kërkon qytetarëve të mos publikojnë foto apo video në rrjetet sociale që mund të dëmtojnë imazhin e viktimave.

Mëngjesin e sotëm anëtarët e Senatit të Berlinit do të hapin një libër ngushëllimesh në Gedächtniskirche (Kisha e Kujtimeve), i cili do të jetë i hapur për të gjithë qytetarët që duan të nderojnë kujtimin e 12 viktimave. Ndërsa gjatë mbrëmjes është parashikuar një ceremoni përkujtimore në kishën në qendër të Berlinit, pak hapa larg vendit të masakrës. /360grade.al/

Në trend Botë

Më shumë
Toka mund të goditet këtë javë nga një stuhi tjetër e madhe diellore

Toka mund të goditet këtë javë nga një stuhi tjetër e madhe diellore

Botë
Koreja e Veriut hedh qindra balona me mbeturina në Korenë e Jugut

Koreja e Veriut hedh qindra balona me mbeturina në Korenë e Jugut

Azia
Britaniku me vetëm një goditje mbyt pedofilin rus, i kërkoi marrëdhënie intime vajzës së tij të mitur

Britaniku me vetëm një goditje mbyt pedofilin rus, i kërkoi marrëdhënie intime vajzës së tij të mitur

Azia
Japonezi që shpenzoi 14 mijë euro për t'u

Japonezi që shpenzoi 14 mijë euro për t'u "bërë" qen trondit sërish - tani tregon se në çfarë kafshë dëshiron të shndërrohet

Azia
The Telegraph: Zelenskyt i është kërkuar të mos përmendet anëtarësimi i Ukrainës në samitin e NATO-s

The Telegraph: Zelenskyt i është kërkuar të mos përmendet anëtarësimi i Ukrainës në samitin e NATO-s

Evropa
Njësia speciale e ushtrisë ukrainase sulmon istikamet e rusëve – eliminojnë 11 ushtarë të Putinit dhe tre tjerë i zënë rob lufte

Njësia speciale e ushtrisë ukrainase sulmon istikamet e rusëve – eliminojnë 11 ushtarë të Putinit dhe tre tjerë i zënë rob lufte

Evropa
Kalo në kategori