LAJMI I FUNDIT:

Kush është nëna e shqiptarit që tërhoqi mijëra euro në Tiranë, që i erdhën nga Panamaja?

Kush është nëna e shqiptarit që tërhoqi mijëra euro në Tiranë, që i erdhën nga Panamaja?

Prokuroria e Krimeve të Rënda është duke kryer hetime pasurore ndaj personazheve kryesore të dosjes së trafikut të drogës në laboratorin e Xibrakës.
Personazhi kryesor i këtyre hetimeve është shtetasi Genci Xhixha, nga Tirana, me qëndrim prej disa vitesh në Kolumbi. Pas arrestimit të nëntë personave në Shqipëri dhe shpalljes në kërkim të Genci Xhixhës në janar 2015, Drejtoria e Pastrimit të Parave ka përcjellë në prokurori një material voluminoz për Genci Xhixhën. Në këto materiale përmendet edhe nëna e tij 64- vjeçare, M. Xhavara.

Shkak i hetimit është bërë fakti se në një periudhe të shkurtër kohore, ata kanë kryer transaksione të shumta parash nëpërmjet agjencive të transferimit të parave dhe përmes llogarive bankare. Këto transaksione po verifikohen, pasi nga të dhënat ka dalë se Genci Xhixha ka dërguar shuma të mëdha parash në Shqipëri, por edhe në vende të tjera. Raportimi i sektorit të pastrimit të parave në prokurori thekson se paratë që dërgonte Genci Xhixha nga Kuba, Panamaja apo edhe nga Kanadaja, i tërhiqte nëna e tij 64¬vjeçare dhe në disa raste edhe nipi i Enver Hoxhës, i arrestuari Ermal Hoxha.

Referuar dyshimeve të Prokurorisë, Ermal Hoxha, mik i Genci Xhixhës, dyshohet se ka tërhequr shuma të ndryshme parash deri në 3 mijë euro të dërguara prej personit në kërkim në lidhje me trafikun e drogës në Xibrakë.

Dyshohet se shuma të mëdha transaksionesh bankare janë bërë nga Kuba e Kanadaja në drejtim të Panamasë. Përshkrimi në urdhërpagesat e bëra nga Genci Xhixha ishte ndërtimi i një spitali dhe të një paneli diellor në Panama. Aktualisht në Shqipëri në llogaritë bankare të lidhura me të janë të sekuestruara vetëm 15 mijë euro të dërguara nga ana e Genci Xhixhës.

Akuza për Xhixhën

Burime të Prokurorisë kanë thënë se Genci Xhixha, i dyshuari si organizator dhe financues i laboratorit të kokainës në Xibrakë të Elbasanit, është nën hetim për “pastrim të parave”. Nga ana tjetër, nga hetimet në Shqipëri janë zbuluar rreth 15 mijë euro që ka transferuar drejt Tiranës, të cilat tashmë janë sekuestruar.

Në hetim pasuror janë të gjithë personat e arrestuar në kuadër të procedimit penal për trafik droge në dosjen “Xibraka”. Prokuroria bën me dije se personazhet kryesore të këtij hetimi janë Genci Xhixha që mendohet se ka qenë financues e furnitor dhe Ermal Hoxha, nipi i ishdiktatorit Enver Hoxha.

Përgjatë 12 ditëve nga dhjetori 2014 deri në janar 2015, Ermal Hoxha është vëzhguar në Tiranë dhe Elbasan, teksa lëviz me makinë dy shtetas kolumbianë, që ishin sjellë në Shqipëri nga Genci Xhixha, me qëllim veçimin e kokainës pas përpunimit të tretësirave me kimikate që vinin në Shqipëri dhe dërgoheshin në Xibrakë. Prokuroria përmend se Sajmir Batkut, njëri nga të arrestuarit, i është gjetur edhe një bllok me shënime ku janë shkruar shumat e parave që ka investuar në laborator secili nga të akuzuarit për ngjarjen. /Panorama/Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Propozimi i PDK-së për datën e zgjedhjeve, ristrukturimi në këtë parti dhe deklarata e Hamzës për Kurtin, Abdixhikun e Haradinajn

Lajme
Kalo në kategori