LAJMI I FUNDIT:

Kush është gjykatësja që kundërshtoi vendimin për dënimin e Ratko Mlladiqit?

Kush është gjykatësja që kundërshtoi vendimin për dënimin e Ratko Mlladiqit?

Gjykatësja, Prisca Matimba Nyambe, ka rezervuar një vend në librat e historisë juridike për kryesimin e një prej seancave më të rëndësishme të dhomës së apelit mbi gjenocidin dhe krimet kundër njerëzimit, dhe nuk pajtohet me pothuajse të gjitha vendimet e tij.

Sipas The Guardian, përcjell Telegrafi, juristja 69-vjeçare, përshkruhet nga Instituti për Gratë Afrikane në Ligj si “një shembull i guximshëm, i jashtëzakonshëm dhe frymëzues për ligjin”.


Ajo ishte pjesë e Tribunalit Penal Ndërkombëtar për Ruandën, pjesë e gjykatës së Hagës për ish-Jugosllavinë, në mundësi për t’u bërë edhe kryesuesja.

Të martën, ajo shqiptoi fjalët “Gjykatësja Nyambe nuk pajtohet”, në mënyrë të përsëritur derisa lexonte me detyrë vendimet e dhomës por ajo nuk i pranonte ato.

Nga mospajtimet që ajo i kishte, gjykatësja sinjalizoi se besonte që gjyqi fillestar, i cili përfundoi me një dënim të përjetshëm për Ratko Mlladiqin për gjenocid dhe krime kundër njerëzimit, ishte me të meta fatale dhe se gjenerali serb meritonte një rigjykim.

Nyambe gjithashtu potencoi se ajo e pranoi versionin e Mlladiqit për dëbimin e rreth 30 mijë myslimanëve boshnjakë nga Srebrenica – pas rënies së enklavës nën forcat e tij – që veprimi u bë “për arsye humanitare”.

Ajo ishte vetëm në të gjitha mospajtimet e saj në panelet me pesë gjyqtarë, dhe shprehjet e dhimbshme të të tjerëve herë pas here dukeshin në transmetimin e drejtpërdrejtë nga gjykata, por pikëpamjet e saj nuk ishin befasi. /Telegrafi/